Ivanov: Tragjedia në Smolensl është humbje edhe për qytetarët e Polonisë edhe për të Maqedonisë

Shkup, 10 prill (MIA) - Tragjedia që ndodhi sot në Smolensk është një humbje e madhe jo vetëm për popullin miqësor polak, por edhe për të gjithë qytetarët e Maqedonisë, deklaroi sot presidenti Ivanov me rastin e vdekjes së presidentit polak Leh Kaçinski në aksidentin e aeroplanit.

Presidenti i Maqedonisë në emër të tij dhe në emër të të gjithë qytetarëve të Maqedonisë u shpreh ngushëllime popullit polak, familjes, siç tha, të mikut të tij personal presidentit Kaçinski dhe familjeve të  personave të vdekur tragjikisht në aksident.

"Në këto momente të vështira për miqtë tanë polak të ambasadorit të Republikës së Polonisë i dërgova porosi siç Polonia çdoherë ka treguar mbështetje të sinqertë në të gjitha momentet e vështira për qytetarët e Maqedonisë, ashtu edhe tani edhe në të ardhmen qytetarët e saj mund të konsiderojnë në mbështetjen tonë pa rezervë", tha presidenti Ivanov, duke theksuar se në këto momente në pikëllimit të thellë edhe mendimet e qytetarëve të Maqedonisë janë me popullin miqësor polak.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail