Selmani dërgon letër ngushëllimi Ambasadës së Polonisë

Shkup, 11 prill (MIA) - Kryetari i Demokracisë së Re, Imer Selmani dje ka lëshuar një letër ngushëllimi deri te Ambasada e Polonisë në Shkup, me rastin e aksidentit ajror në të cilin humbën jetën Presidenti polak Leh Kacinski, bashkëshortja e tij dhe përfaqësues qeveritar dhe parlamentar të Polonisë.

“Pranoni ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e Presidentit Kaçinski. Kjo është një tragjedi e madhe për popullin polak, prandaj në këto çaste ndajmë dhimbjen më të thellë me të” -  shkruan Selmani.

Në fund të letrës, kryetari i DR-së Selmani ka shprehur bindjen e tij se populli dhe institucionet polake do të përballojnë edhe këtë fatkeqësi dhe se do të vazhdojnë me plot zell të kontribuojnë për stabilitetin politik dhe ekonomik në Bashkimin Evropian, si dhe do të luajnë rol aktiv në përkrahjen e rrugëtimin të Republikës së Maqedonisë drejt strukturave euro-atlantike.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail