Presidenti i Shqipërisë Topi për vizitë dyditëshe në Maqedoni

Shkup, 13 prill (MIA) - Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi me ftesë të presidentit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov, sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë dyditore në Republikën e Maqedonisë.

Gjatë vizitës, presidenti Topi krahas takimit tet-a-tet me nikoqirin e tij presidentin e Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, do të takohet edhe me kryetarin e Kuvendit, Trajko Velanoski dhe me kryeministrin Nikolla Gruevski.

Siç është paralajmëruar, Topi sot në seancën e 102-të do t'u drejtohet edhe deputetëve në Kuvendin e Maqedonisë.

Shefat e të dy vendeve, Ivanovi dhe Topi, do të marrin pjesë edhe në forumin e biznesit mes Shqipërisë dhe Maqedonisë që do të mbahet në Shkup, me qëllim që të zgjerohen marrëdhëniet ekonomike mes Maqedonisë dhe Shqipërisë.

Në axhendën e presidentit të Shqipërisë, Topi janë edhe takimet me liderët e BDI-së, PDSH-së dhe të DR-së, Ali Ahmeti, Menduh Thaçi dhe Imer Selmani, si dhe me kryetarin e LSDM-së, Branko Cërvenkovski.

Delegacioni, i udhëhequr nga presidenti Topi, do t'i vizitojë edhe komunat e Tetovës dhe të Dibrës, ku pritet të shpallet për qytetar nderi.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail