Presidenti shqiptar Topi e fitoi titullin “Doctor Honortis Causa" nga USHT-ja

Tetovë, 15 prill (MIA) - Rektori i Universitetit shtetëror të Tetovës, Agron Reka sot presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi, i cili gjendet për vizitë dyditore në Republikën e Maqedonisë, ia dorëzoi titullin "Doctor Honortis Causa".

Presidenti shqiptar Topi paraprakisht në ndërtesën komunale u takua me kryetarin e komunës së Tetovës, Sadi Bexheti, ndërsa e vizitoi edhe Xhaminë e larme dhe kompleksin Arabati baba Teqe.

Përkrahje për anëtarësim në NATO, mënyrat dhe mundësitë për shfrytëzimin e fondeve evropiane, zbatimin e decentralizimit dhe nxitja për zhvillim të komunës kanë qenë pikat, për të cilat kanë biseduar Topi dhe nikoqiri i tij, Bexheti.

Duke shprehur kënaqësi nga marrëdhëniet e deritanishme të dy vendeve fqinje, Maqedonia dhe Shqipëria, Topi paralajmëroi bashkëpunim në nivel më të lartë politik dhe institucional.

"Ata që i edukojnë të rinjtë, le t'i edukojnë në frymën e harmonisë dhe paqes, sepse ky rajon asnjëherë më nuk do të kthehet në luftë. Aty ku ka paqe ka edhe siguri dhe kushte më të mira për zhvillim të biznesit", tha Bamir Topi.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail