Shkolla fillore "Dituria" fituese e Olimpiadës "Saraj 2010"

Shkup, 25 maj (MIA) - Në komunën e Sarajit me sukses ka përfunduar manifestimi tradicional "Olimpiada shkollore –Saraj 2010", në të cilën fitues është shpallur shkolla fillore Dituria nga Saraji, e cila ka fituar gjithsej 10 medalje dhe atë 6 të arta një të argjent dhe tre bronzë,  në vendin e dytë është plasuar sh.f Bajram Shabani nga Kondova   me gjithsej 11 medalje, tre të arta , gjashtë të argjenta dhe dy bronza ndërsa në atë të tretin sh.f Drita nga fshati Rashçe, me gjithsej shtatë medalje katër të arta, dy të argjenta dhe një të bronzë, njoftojnë nga komuna e Sarajit.  

Fitues në garat e futbollit është shpallur sh.f Dituria nga Gërçeci, ndërsa në vendin e dytë u plasua sh.f. Sami Frashëri nga Gllumova, në vendun e tretë u plasuan nxënësit e sh.f Drita nga Rashçja. Në garat e volejbollit fitues është shpallur sh.f Drita nga Rashçja, në vendin e dytë Bajram Shabani nga Kondova ndërsa në atë të tretin sh.f Dituria nga Saraji.

Përveç garave sportive në Olimpiadën shkollore "Saraj 2010" janë mbajtur edhe garat e diturisë, në të cilat kanë marë pjesë të gjitha shkollat fillore që gravitojnë në Komunën e Sarajit. Për herë të parë në këtë manifestim kanë marë pjesë edhe nxënës nga shkollat fillore të Komunës së Zhelinës, ndërsa u luajt  edhe një ndeshje miqësore futbolli  mes nxënësve të shkollave  të komunës së Sarajit dhe atyre të Zhelinës.

Kryetari i komunës së Sarajit Blerim Bexheti, i cili ishte i pranishëm në ceremoninë e shpërndarjes së medaljeve në fjalimin e tij përpara nxënësve tha se qëllimi i komunës që drejton ai është që vitet e ardhshme komuna e Sarajit të jetë nikoqire e kësaj olimpiade në të cilën do të marrin pjesë shumë shkolla nga më tepër komuna dhe e njejta të marrë karakter rajonal.

Në ceremoninë e ndarjes së shpërblimeve ishte i pranishëm edhe kryetari i Komunës së Zhelinës Fatmir Uzeiri.  Komuna e Sarajit ashtu sikurse edhe vitin e kaluar për të gjithë fituesit e Olimpiadës shkollore "Saraj 2010", ka siguruar një ekskurzion dyditor në qytetin e Strugës.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail