Vazhdohet afati për paraqitjen për subvencione në bujqësi, paralajmëroi ministri Dimovski në shënimin e Ditës së grurit

Shkup, 28 maj 2010 (MIA) - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Lupço Dimovski sot mori pjesë në Ditën e grurit të organizuar nga "Agrounioni".

Së bashku me përfaqësuesit e bujqve, nga shkenca dhe kombinatet i vizutuan fushat eksperimentale të Qendrës për fara të grurit "Agrounioni".

Në manifestimin, patronazh i të cilit është Ministria e Bujqësisë është theksuar avancim i mirë i grurit në Republikën e Maqedonisë ku sipas vlerësimeve mund të pritet rendiment mesatar i nivelit të vitit të kaluar prej rreth tre tonë për hektar.

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave theksoi se me kërkesën e më shumë shoqatave bujqësore është bërë ndryshim i programit për mbështetje financiare e bujqësisë gjegjësisht afatit për paraqitje për subvencione është vazhduar për një muaj.

Prodhuesit bujqësorë në vend që deri më 31 maj kërkesa për subvencione deri te njësitë rajonale të MPBEU-së mund t'i dorëzojnë deri më 30 qershor. Deri tani rreth 45 mijë bujq kanë dorëzuar kërkesa për subvencione për vitin 2010.

Pagesa e duhanit shkon me intensitetin e paraparë dhe siç theksoi ministri Dimovski kjo është një prej pagesave më mirë të organizuara jo vetëm në vendin tonë, por edhe më gjërë. Qëllimi është që prodhuesit e duhanit t'i marrin subvencionet në afat sa më të shkurtër.

Subvencioni për duhan është 60 denarë për një kilogram duhan të blerë.

Sipas Ognen Orovçanec nga "Agrounioni"  llojet vendore të grurit japin rendimente të larta dhe tashmë ka tre lloje të reja të grurit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail