Kuvendi do të debatojë për rebalancin e Buxhetit

Shkup, 12 korrik 2010 (MIA) - Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot në suaza të seancës së 111-të duhet të fillojë debatin rreth rebalancit të propozuar të Buxhetit për vitin 2010.

Sipas ndryshimeve të reja parashihet revidimi i të hyrave për 4,8 miliard denarë apo për 3,3 për qind dhe ulje përkatëse neto të të dalurave për 4,7 miliard denarë apo 3,1 për qind. Deficiti i Buxhetit mbetet në nivelin e planifikuar fillestar prej 2,5 për qind nga BPV. Të ardhurat janë projektuar në 138.537.306 mijë denarë, të dalurat në 149.093.306 mijë denarë, kurse deficiti është 10.556.000 mijë denarë.

Shkurtimi real i të ana e të dalurave arrin mbi tetë miliard denarë për shkak se në të njëtën kohë me rebalancin janë siguruar mjete plotësuese për shëndetësinë, ndihmën sociale  dhe pensionet dhe rritjen e shtesës për pagat për arsimin, si dhe për kryerjen e disa vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, e gjitha kjo në shumë prej 3,5 miliard denarë.

Arsyeja themelore për shkak të së cilës propozohet rebalanci i Buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2010 është përshtatja e shpenzimit publik për shkak të të ardhurave të zvogëluara në Buxhet në muajt e parë të vitit. Për shkak të të dalurave më të larta  në kuartalin e parë të vitit është nevojitet të zvogëlohen të dalurat për pjesën e mbetur të 2010-shit. Të ardhurat gjithsej janë më të ulëta nga viti i kaluar dhe nga të planifikuarat  për tre për qind, përderisa të dalurat janë më të larta për rreth një për qind.

Ulja më të madhe të të dalurave realizohen te shpenzimet materiale për 853 milion doenarë apo pesë për qind, kurse në të hyjnë edhe të daluart për udhëtim, gazetat, shçenzimet për telefon, shëërbimet e dakorduara përveç atyre të shëndetësisë, si dhe të dalura të tjera. Ulja te të dalurat kapitale është pr 5,276 miliard denarë apo për 23 për qind.

Rebalanci i Buxhetit duhet të sigurojë edhe stabilitet fiskal, pa rritje të tatimeve dhe ulje të pagave, pensioneve dhe të ardhurave sociale, përkundër shumë vendeve evropiane të cilat ulin deficitin buxhetor kryesisht nëpërmjet masave të cilat janë ngarkesë për ekonominë dhe qytetarët.

Me rebalancin e Buxhetit janë paraparë mjete të mjaftueshme për pagesën e rregullt dhe me kohë të pagave sociale, për të gjitha kategoritë e shfrytëzimit të asistencës sociale si dhe për pensionistët dhe shëndetësinë. Parasheh 1,120 miliard denarë plotësues për shëndetësinë, 500 milion denarë për fondin pensional, 426 milion denarë financa plotësuese për sigurim social të banorëve, 700 milion denarë për pagesën e pagave të arsimit në pajtim me marrëveshjen e re kolektive, si dhe 690 milion denarë plotësuese për mbulimin e shpenzimeve për pagat për shkak të disa vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, mes të cilave dhe ajo që shkaktoi pensionim më të vonshëm të rreth një mijë personave në MPB.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail