Debati kuvendor për ribalancin e Buxhetit vazhdon nesër

Shkup, 12 korrik 2010 (MIA) - Kuvendi i Republikës së Maqedonisë nesër do ta vazhdojë diskutimin rreth ribalancit të propozuar të Buxhetit për vitin 2010. Sipas propozimit, parasgihet revidim i të ardhurave për 4,8 miliardë denarë apo për 3,3 për qind dhe në mënyra adekuate pakësim të të dalave për 4,7 miliardë denarë apo për 3,1 për qind.

Propozimin para deputetëve e arsyetoi zëvendëskryeministri dhe ministër i Financave, Zoran Stavreski, i cili tha se shkurtimi real i anës shpenzuese është më i madh rreth tetë miliardë denarë sepse njëkohësisht me ribalancin janë siguruar mjete plotësuese për shëndetësi, ndihmë sociale dhe pensione dhe dotacione të rritura për rroga të arsimit, si dhe për ekzekutimine  disa vendimeve të Gjykatës kushtetuese.

Arsye për ribalancin e propozuar të Buxhetit, siç tha ministri, është riadaptimi i konsumit publik për shkak të të ardhurave të zgogëluara buxhetore. "Miratimi i ribalancit është punë e zakonshme dhe e rregullt, posaçërisht në rrethana të këtilla. Përfundimisht me ditën e sotme, 17 vende evropiane kanë bërë ribalanc të buxheteve e edhe disa janë në rrjedhë", theksoi Stavreski.

Ai shtoi se ribalanci i propozuar ka tre qëllime themelore, përkatësisht të ruht stabiliteti fiskal si prioritet primar në kushte të krizës, kjo të bëhet në mënyrë e cila i përgjigjet nevojave të ekonomisë dhe qytetarëve dhe të mbahet stabiliteti social në kohë të këtilla të krizës.

Sipas ministrit Stavreski, qëllimi me ribalancin është të mbahet edhe deficiti buxhetor në nivel prej 2,5 përqindëve nga BPV-ja, i cili siguron nivel optimal të deficitit me çka Qeveria do të mundësojë mbështetje të caktuar buxhetore në sektorin real, ndërkaq do të sigurojë që edhe të mos rritet borxhi publik. Ai tha se është me rëndësi që Maqedonia në krahasim me vendet e tjera evropiane i ka ndër performansat më të mira edhe në raport me deficitin buxhetor dhe me borxhin shtetëror. "Me 2,5 për qind të deficitit buxhetor Maqedonia do të jetë vendi i cili ka deficitin e dytë më të ulët buxhetor pas Estonisë në Evropë", shtoi ministri.

Stavreski theksoi se është me rëndësi jo vetëm të ruhet stabiliteti fiskal, por kjo të bëhet në mënyrë e ila u përgjigjet nevojave të ekonomisë dhe qytetarëve, përkatësisht të bëhet pa rritje të tatimeve, pa u shkurtuar rrogat, pensionet, punësimet dhe të ardhurat sociale.

"Trend i përgjithshëm në Evropë është që shtetet të zvogëlojnë deficitet përmes masave të cilat janë në barrë të ekonomisë dhe qytetarëve. Shjetëra vende i shkurtuan rrogat, shumë vende e rritën kufirin e moshës për pensionim, dhjetëra vende i shtuan tatimet. Maqedonia, duk iu falënderuar disciplinës fiskale i evitoi këto masa të rënda", tha ministri i Financave dhe shtoi se ribalanci i buxhetit nuk do të jetë as në barrë të qytetarëve më të varfër, e as të ekonomisë dhe se ai do të mundësojë që të mos rriten tatimet.

Sipas tij, me politikën ekonomike dhe fiskale jepet mbështetja më e madhe për ekonominë, sepse në rrethana të këtilla, për dallim nga të gjitha vendet e tjera të cilat i rritën tatimet dhe e rritën barrën ndaj ekonomisë, Qeveria e Maqedonisë mbetet në tatime të ulëta, shkallë të ulëta të kontributeve.

Ai potencoi se me ribalancin janë paraparë mjaft mjete për të ardhura sociale, mjete plotësuese për Fondin pensional dhe për shëndetësi. Janë paraparë të gjitha, tha ai, 1,120 miliardë denarë plotësues për shëndetësi, 500 milionë denarë më shumë për Fondin e FSPIM dhe 460 milionë denarë për mbrojtje sociale për popullatën, si dhe 700 milionë denarë për pagesë të rrogave në arsim dhe 340 milionë denarë për shpenzime të rrogave për disa vendime të Gjykatës kushtetuese.

"Është me rëndësi se parim themelor për ndarjen e mjeteve plotësuese buxhetore duhet të ketë para për reformat. Mjete të ndara më të mëdha për shëndetësinë, mbrojtjen sociale dhe pensiont duhet të arsyetohen përmes reforma strukturore në këto sfera. Mjetet nga Buxheti për këto dedikime nuk mund të rriten vazhdimisht, ajo do të ishte e paqëndrueshme", tha Stavreski.

Rreziku kryesor i cili mbetet, mendon ministri, është se si do të jetë dalja e ekonomisë evropiane nga kroza. "Nëse nuk ka tronditje plotësuese negative në ekonominë evropiane, ekonomia e Maqedonisë do të mundet ta realizojë zhvillimin e paraparë prej 2 përqindëve dhe do të mundet që deficiti buyhetor të mbetet 2,5 për qind nga BPV-ja. Në atë kahje janë edhe dhjetërat masa për kursim të cilat Qeveria i miratoi së bashku me ribalancin e buxhetit.

Sipas Rregullores së Kuvendit, debati rreth ribalancit të propozuar zgjat tre ditë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail