Kuvendi e vazhdoi diskutimin për ribalancin e Buxhetit për vitin 2010

Shkup, 14 korrik 2010 (MIA) - Kuvendi për të tretën ditë diskuton për ribalancin e propozuar të Buxhetit për vitin 2010 dhe sipas Rregullores kuvendore, ai sot duhet të përfundojë dhe deputetët të votojnë për ndryshimet e propozuara të buxhetit.

Me ribalancin të ardhurat janë pakësuar për 4,8 miliardë denarë apo për 3,3 për qind ndërsa të dalat për 4,7 miliardë denarë apo për 3,1 për qind.

Arsye për ribalancin e propozuar është riadaptimi i konsumit publik për shkak të të ardhurave të zvogëluara buxhetore gjatë muajve të parë të këtij viti.Njëri nga qëllimet është të  ruhet stabiliteti fiskal  kjo t'i përgjigjet nevojave të ekonomisë dhe qytetarëve dhe të mbahet stabiliteti social në kohë të këtilla të krizës.

Sipas elaborimit të zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Financave, Zoran Stavreski, shkurtimi real i anës shpenzuese është më i madh, gjegjësisht rreth tetë miliardë denarë, pasi që njëkohësisht me ribalancin janë siguruar mjete shtesë për shëndetësinë, ndihmën sociale dhe pensionet dhe janë rritur dotacionet për pagat për arsim, si dhe për kryerjen e disa vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

Vazhdimi i tretë i debatit për ribalancin filloi me fjalimin e deputetit të PRSD-së Goran Misovski i cili kumtoi se amendamentet e partisë së tij për ribalancin me vlerë të përgjithshme prej 27 milionë euro kanë diemnsion human dhe social. Ai njoftoi se kanë propozuar para për renovim dhe përmirësim të kapaciteteve të kopshteve, për ndihmë materiale të qytetarëve të prekur social, mjete për të falimentuarit, për përmirësimin e fuqisë luftarake të njesive të ARM-së, për spitalin psikiatrik në Demir Hisar, para për kthimin e mjeteve të pacientëve fëmijë deri në moshën 18 vjeçare të cilët janë operuar jashtë vendit.

Mende Dinevski nga LSDM-ja vlerësoi se shkurtimi është i pakët dhe se është e madhe mundësia për edhe së paku një ribalanc deri në fund të vitit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail