Miratohet ribalanci i Buxhetit për vitin 2010

Shkup, 14 korrik 2010 (MIA) - Me 69 vota "për" dhe 14 "kundër" deputetët e Kuvendit të Maqedonisë sot, pas diskutimeve treditore, e sollën ribalancin e Buxhetit për vitin 2010, me të cilin të ardhurat janë reviduar në 138.537.306 mijë denarë, harxhimet në 149.093.306 denarë. Deficit është projektuar në 10.556.000 mijë denarë dhe mbetet në nivel prej 2,5 për qind nga BPV.

Me ribalancin, të ardhurat janë pakësuar për 4,8 miliardë denarë apo për 3,3 për qind, ndërsa harxhimet për 4,7 miliardë denarë apo për 3,1 për qind.

Arsye për ribalancin e propozuar është riadaptimi i konsumit publik për shkak të të ardhurave të zvogëluara buxhetore gjatë muajve të parë të këtij viti. Një nga qëllimet është të  ruhet stabiliteti fiskal dhe kjo t'i përgjigjet nevojave të ekonomisë dhe qytetarëve dhe të mbahet stabiliteti social në kohë të këtilla të krizës.

Sipas elaborimit të zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Financave, Zoran Stavreski, shkurtimi real i anës shpenzuese është më i madh, gjegjësisht rreth tetë miliardë denarë, pasi që njëkohësisht me ribalancin janë siguruar mjete shtesë për shëndetësinë, ndihmën sociale dhe pensionet dhe janë rritur dotacionet për pagat për arsim, si dhe për kryerjen e disa vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Ribalanci, siç tha, nuk do të jetë as në barën e qytetarëve më të varfër, as të ekonomisë dhe do të mundësojë të mos zmadhohen tatimet.

Me ribalancin, sqaroi Stavreski, janë paraparë mjaft mjete për të ardhura sociale, mjete plotësuese për Fondin pensional dhe për shëndetësi. Janë paraparë, tha ai, 1.120 miliardë denarë plotësues për shëndetësi, 500 milionë denarë më shumë për Fondin e FSPIM dhe 460 milionë denarë për mbrojtje sociale për popullatën, si dhe 700 milionë denarë për pagesë të rrogave në arsim dhe 340 milionë denarë për shpenzime të rrogave për disa vendime të Gjykatës kushtetuese.

Gjatë diskutimit treditësh deputetët e opozitës  paraqitën një sërë kritikash për ribalancin. Vërejtja e tyre e përbashkët ishte se rishkurtimin e arkës shtetërore më së shumti do ta ndjejnë qytetarët dhe ekonomia dhe se shkurtimi nuk është real, për të cilën gjë vlerësojnë se deri në fund të vitit do të nevojitet ribalanc i ri. Sipas tyre, shkurtimi i mjeteve të dedikuara për qytetarët bëhet në llogari të investimeve të panevojshme si blerjen e mobiljeve dhe ndërtimin e përmendoreve, ndërsa në mënyrë optimale buxheti duhet të zvogëlohet për 213 milionë euro.

Shumica parlamentare gjatë debatit vlerësoi se me ribalancin e propozuar do të ballafaqohet stabiliteti fiskal dhe social i shtetit pa zvogëlimin e pagave, pensioneve dhe pa zmadhimin e tatimeve. Ata potencuan edhe suksesin me të cilin qeveria u ballafaqua me krizën ekonomike kur denari mbeti me kurs stabil, kundrejt masave jopopullore kundër krizës të ndërmarra në vendet fqinje dhe në më shumë vende evropiane.

Deputetët vazhduan me diskutimin e seancës së 107-të ndërsa pastaj do të punohet me seancën 109-të të dyja lidhur me ribalancin e Buxhetit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail