Ministria e Shëndetësisë: Nuk janë shkurtuar mjetet për mbrojtje parandaluese shëndetësore

Shkup, 15 korrik 2010 (MIA) - Ministria e Shëndetësisë sot përmes kumtesës i demantoi informatat se me ribalancin e miratuar të Buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2010 janë shkurtuar mjetet  nga Programet kushtuar mbrojtjes parandaluese shëndetësore.

Përkundrazi, thuhet në kumtesën e Ministrisë, edhe krahas nevojës për sigurimin e kursimeve në Buxhetin e shtetit, dhe me ribalancin e fundit, shuma e përgjithshme të cilën e ndan shteti për parandalim dhe kurim është rritur për 26 milionë denarë në krahasim me projektimin e mëparshëm të buxhetit për vitin 2010 dhe deri 78 milionë denarë më shumë në krahasim me vitin 2009.

Mjetet e përgjithshme për financimin e programeve parandaluese të Ministrisë së Shëndetësisë për vitin 2010 përfshin 849 milionë denarë dhe gjithsej për 253 milion ë denarë më të larta në krahasim me shumën e cila në vitin 2007 ishte e paraparë nga Buxheti për të njëjtën, që qartë e demonstron vendosmërinë e Ministrisë së Shëndetësisë për investimin e rritur në parandalimin dhe trajtimin adekuat, si dhe cilësinë dhe qasjen e mbrojtjes shëndetësore të banorëve, thuhet në kumtesë.

Uljet individuale në disa shkallë të caktuara nga Programet e ribalancit të Buxhetit për vitin 2010 janë falë kursimeve të realizuara dhe vlerësimet dhe planifikimi i mirë  i resurseve të patjetërsueshme nga ana e shërbimeve profesionale të Ministrisë së Shëndetësisë. Ministria e Shëndetësisë është decide se me mjetet që janë të planifikuar me Ribalancin e Buxhetit, e të cilat janë kushtuar për financimin e Programeve për mbrojtje shëndetësore parandaluese do ta arrijë nivelin e dëshiruar të qasjes dhe cilësisë të mbrojtjes shëndetësore të banorëve dhe pacientëve, qëndron në kumtesën e Ministrisë së Shëndetësisë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail