Filloi shpërndarja e pakove të Ramazanit të OH El Hilal

Shkup, 6 gusht (MIA) - Organizata humanitare El Hilal dje dhe pardje realizoi një projekt në bashkëpunim me partnerin e vet IGMG nga Gjermania, që ka të bëjë me shpërndarjen e pakove ushqimore, për familjet ekonomikisht të rrezikuara.

Me këtë, siç thuhet në kumtesën e  ON El Hilal, filluan edhe aktivitetet me shpërndarjen e ndihmave para Ramazanit, që do të vazhdojnë deri në ditën e parë, ndërsa gjatë ramazanit edhe me shtruarjen e sofrave ose iftareve për të varfërit.

Me këtë projekt të IGMG-së u përfshinë degët në Çair me 40 familje, Gazi Babë 15, Saraj 15, Karshiakë 10, Kumanovë 20, Tetovë 20, Manastir 15 dhe Veles 10.

Qëllimi i ndihmës dhe shpërndarjes disa ditë para Ramazanit është që familjet që jetojnë në gjendje të vështirë ekonomikë të mund të kenë ushqim të bollshëm në një periudhë prej 15 ditësh, në mënyrë që edhe këto familje t’i bëjnë aktivitetet e duhura dhe të shijojnë bukurinë e agjërimit me sofrat e bollshme.

Përfaqësuesi i IGMG-së vizitoi familjet ku jetojnë jetimët dhe u shpërndau ndihmë financiare, në mesin e të cilave ishin edhe familjet e dëshmorëve të vitit 2001.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail