Herero: Marrëveshja e Ohrit ka rëndësi të madhe për stabilitetin dhe të ardhmen e Maqedonisë

Shkup, 9 gusht 2010 (MIA) - Marrëveshja e Ohrit ka rëndësi të madhe për stabilitetin dhe të ardhmen e Maqedonisë, prandaj duhet angazhim i të gjithëve për implementimin e plotë të saj. Përparime janë shënuar, por duhet ende punë për të realizuar atë çfarë përmban ky dokument që solli paqen në vitin 2001, kështu vlerësoi për Evropën e Lirë, ambasadori i OSBE-së në Shkup, Hose Luis Herero, duke folur me rastin e 9-vjetorit të arritjes së Marrëveshjes së Ohrit.


“Mendoj se është me rëndësi të thuhet se Marrëveshja e Ohrit ka siguruar paqen dhe stabilitetin në vitin 2001. Ishte instrumenti kryesor në atë kohë për arritjen e kompromisit politik, që ishte shumë e vështirë. Kanë kaluar nëntë vjet dhe mund t’i numëroj sferat ku janë shënuar përparime, edhe pse janë shumë. Situata ndoshta nuk është e përkryer dhe ka ende probleme, por është shumë më e mirë se në të kaluarën”.

“Policia sot është shumetnike. Kemi Qeverinë e koalicionit që përballet me probleme të caktuara, por është qeveri e koalicionit. Kemi sistemin arsimor që garanton arsimimin e bashkësive etnike. Po ashtu, kemi ligjin për përdorimin e gjuhëve”.

“Rezultate janë shënuar edhe në përfaqësimin e drejtë të bashkësive etnike në administratë dhe në institucione të tjera shtetërore. Pra, që nga vitit 2001 është arritur progres shumë i madh në të gjitha sferat ”, deklaroi ambasadori Herero.
.
Nga gjitha fushat që kanë të bëjnë me raportet ndëretnike, ambasadori i OSBE-së ndalet në atë të arsimit, ku, sipas tij, duhet të punohet shumë për t’i afruar edhe më shumë dy bashkësitë më të mëdha etnike, shqiptarët dhe maqedonasit.

“Nuk është pozitive ajo që bashkësitë etnike ndjekin mësimin ndaras dhe nuk ka iniciativa për bashkimin e atyre që mësojnë në gjuhë të ndryshme. Për këtë qëllim, ne bisedojmë me Qeverinë për iniciativën e sistemit të integruar arsimor”.

“Kjo është diçka e komplikuar, por duhet të fillojmë me mësimin e gjuhëve nëpër shkolla, me rritjen e kualitetit në mësim dhe unifikimin e standardeve në tërë sistemin arsimor që bashkësitë etnike të njihen dhe ta çmojnë njëra tjetrën “, u shpreh Herero.

“Integrimi në shoqëri është shumë i rëndësishëm. Kjo nuk është përgjegjësi vetëm e Qeverisë, edhe pse politika qeveritare është shumë me rëndësi, pra keni nevojë për përfshirjen më aktive edhe të popullatës, apo dëshirë më të madhe jo vetëm nga politika, por edhe nga njeriu i rëndomtë”.

“Duhet të ketë dëshirë më të madhe për avancimin e shoqërisë, ku bashkësitë natyrshëm janë më të integruara dhe ku të drejtat e gjithë bashkësive janë më të pranishme dhe të respektuara. Kur flas për integrimin natyror, mendoj për pranimin real të konceptit të shoqërisë multietnike në shkolla, qendra tregtare, lagje dhe tregje”, tha Herero.

Duke komentuar mungesën e dialogut politik mes partive politike, e në veçanti në Kuvendin e Maqedonisë ku pati edhe incidente mes deputetëve, ambasadori i OSBE-së tha se të dyja palët duhet të shfaqin tolerancë, pasi dialogu është me rëndësi për të ardhmen e vendit.

“Mendoj se këtij vendi i duhen përpjekje maksimale nga shumica, por edhe nga opozita për tolerancë lidhur me idetë e ndërsjella. Dialogu politik është shumë i rëndësishëm për të ardhmen e vendit”.

“Shumica në Kuvend gjithsesi se duhet të jetë më e hapur dhe t’i dëgjojë kërkesat sidomos kur dihet fakti se ky shtet ka disa çështje që duhet t’i kapërcejë, siç është rasti edhe me politikën e partizuar ”, theksoi ambasadori i OSBE-së, Hose Luis Herero.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail