Selmani uron besimtarët myslimanë

Shkup, 10 gusht 2010 (MIA) - Kryetari i Demokracisë së Re, Imer Selmani, uron të gjithë besimtarët myslimanë shqiptarë kudo ku ata ndodhen për fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit.

“Nesër fillon muaji i shenjtë i Ramazanit, muaji i paqes, begatisë, ndershmërisë, humanitetit, dashurisë, mëshirës dhe faljes. Këto vlera dëshmojnë përkushtimin tonë të pastër dhe të vërtetë ndaj fesë islame, por edhe përforcojnë vullnetin dhe dëshirën tonë për të qenë të vëllazëruar me të afërmit dhe me të njohurit edhe në ditë të mira edhe në ditë të vështira, sot dhe në të ardhmen. Uroj që ky Ramazan shoqërisë tonë t’ia shtojë mirëkuptimin, solidaritetin dhe tolerancën mes njerëzve, por edhe t’ia kthejë kujtesën se duhet të kujdeset për nevojtarët dhe të varfërit. Më lejoni në emrin tim personal dhe në emër të anëtarsisë së Demokracisë së Re t’Ju përcjell urimet më të sinqerta dhe përzemërta”, thuhet në mesazhin e kreut të DR-së.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail