Fillon Muaji i Ramazanit

Shkup, 11 gusht 2010 (MIA) - Besimtarët e besimit islam nga dita e sotme e fillojnë muajin e shenjtë të Ramazanit, kur profeti Muhamed a.s. e ka shpallur Kuranin.

Kryeteari i Bashkësisë Fetare Islame (BFI) Resi ul Ulema Efendi Sulejman Rexhepi dje besimtarëve myslimanë në Republikën e Maqedonisë i dërgoi mesazh me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit.

"Po troket muaji i shenjtë i Ramazanit, muaj kur çdo besimtar i devotshëm mysliman ripërjeton lindjen e një bote të re të besimit dhe të mbizotërimit të mirësisë, dashurisë, mirëkuptimit, paqes dhe tolerancës. Ky muaj është plot ndodhi e specifika, muaj në të cilin zbriti vet mrekullia, vet shkenca, vet morali , vet ligji, vet rregulli, vet fjala e përsosur Hyjnore", thuhet në mesazh. 

Muaji i Ramazanit është muaji kur filloi të shpallet Kur’ani, që është udhërrëfyes për njerëz dhe sqarues i rrugës së drejtë dhe dallues i të vërtetës nga gënjeshtra." (el-Bekare, 185)

E lusim Allahun xh.sh. të na mundësoj që ta kalojmë këtë muaj në ibadete, duke e agjëruar me lehtësi, duke zbatuar namazin, ndihmën vullnetare, zeqatin dhe pendimin sepse ky është një rast edhe për ata që kanë qenë të përçarë dhe në mosmarrëveshje, të pajtohen, t’i shtrijnë dorën njëri-tjetrit.

Muhammedi s.a.v.s. thoshte:

“ Zoti s’ka nevojë për largimin e ndonjërit prej jush nga ushqimet dhe pirja, nëse ai nuk e braktisë gënjeshtrën, shpifjen, fitnen, mashtrimin, arrogancën, armiqësinë, përgojimin dhe veset e tjera djallëzore….”

"Ramazani për shoqërinë myslimane njihet muaj i fitoreve, andaj prej Ramazanit të kaluar e deri më sot, brenda një viti Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë ka numëruar suksese të shumta, jemi përballur me sfida të ndryshme si në planin e brendshëm ashtu edhe jashtë saj, dhe gjithmonë kemi dalë fitimtarë", shton Raxhepi në mesazh.

"Nëpërmjet Jush, u përcjell të gjithë besimtarëve kudo që ndodhen urimin që drita e shpresës të ndriçojë jetët e tyre përgjithnjë, paqja e shpirtit t'i shoqërojë çdo çast dhe tek besimi të triumfoj ndjenja e mirësisë, mirëkuptimit, vëllazërisë, tolerancës dhe solidariteti human, shtohet në masazh.

Në fund të mesazhit Resi ul Ulema Efendi Sulejman Rexhepi i uroi të gjithë besimtarët myslimanë kudo që ndodhen, në Maqedoni, në Shqipëri, në Kosovë, në trojet tona etnike, në diasporë fillimin e muajit të madhëruar të Ramazanit, duke ju dëshiruar shëndet, mbarësi e bereqet në familje, dhe agjërim të lehtë e të pranuar tek Allahu i Gjithëmëshirshëm.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail