Urim i kryeministrit Nikolla Gruevski deri te pjesëtarët e besimit islam me rastin e muajit të Ramazanit

Shkup, 11 gusht 2010 (MIA) - Kryeministri Nikolla Gruevski, me rastin e festës së madhe fetare myslimane, Ramazanit, i dërgoi urim kryetarit të Bashkësisë Fetare Islame në Republikën e Maqedonisë, zotëri Reis ul Ulema, haxhi Sulejman efendi Rexhepit.

"I respektuar kryetar i Bashkësisë Islame në Republikën e Maqedonisë zotëri Reis ul Ulema, haxhi Sulejman efendi Rexhepi, më lejoni që juve personalisht, anëtarëve të Riasetit, dhe gjithë besimtarëve të besimit islam, në emrin tim personal dhe në emrin e Qeverisë t'ua uroj fillimin e agjërimit të Ramazanit. Ky muaj i shenjtë i Ramazanit për ju paraqet një prej muajve më madhështorë të vitit, koha e pastrimit shpirtëror, lutjes dhe unitetit. Nga agimi i diellit deri në perëndim të diellit, prej syfyrit deri në iftar, këto ditë në agjërim, le t'ju drejtojnë në rrugën e drejtë, le t'ju sjellin shumë mendime të pastërta, le ta rrisin mëshirën, dashurinë dhe veprat e mira në familjet tuaja, ndaj fqinjëve, miqve dhe bashkëqytetarëve tuaj, por edhe ndaj të varfërve, të sëmurëve dhe të pamundurve. Këto janë vlera njerëzore dhe civilizuese të njohura për Republikën e  Maqedonisë dhe shoqërinë tonë, të afërta me secilin religjion, vlera të cilat duhet t'i ruajmë, kultivojmë dhe avancojmë", thuhet në urim.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail