Sekretariati për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit ka ndërtuar strategji për implementimin e këtij dokumenti

Shkup, 11 gusht 2010 (MIA) - Një strategji e re është hartuar nga Sekretariati për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, bën të ditur televizioni Alsat.

Strategjia mundëson nxitjen e shpejtë të zbatimit të këtij dokumenti të rëndësishëm. Ndër pikat e strategjisë, është edhe ajo e avancimit të përfaqësimit të drejtë dhe adekuat në administratë, ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe, monitorimi i procesit të decentralizimit etj.

Strategjia, sipas sekretarit shtetëror në këtë sekretariat, Ilham Ismani, duhet të realizohet në afatin prej tre vjetësh.

"Këto janë 8 programet të cilat ndoshta nuk janë edhe pak, ndoshta nuk janë edhe shumë, të cilat në këto momente jemi duke i realizuar dhe do t'i realizojmë dhe do të vazhdojnë deri në vitin 2012", tha Ismani.

Një ide tjetër e Sekretariatit për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit është edhe punësimi i këshilltarëve shtetëror në të gjitha ministritë, të cilët do të mund të ndjekin më nga afër zbatimin e këtij dokumenti, nga çdo institucion.

"Edhe deri në fund të këtij viti por edhe në fillim të vitit të ardhshëm do të bëjmë punësimin e niveleve më të larta të nëpunësve shtetërorë. Ideja e sekretariatit është që në çdo ministri të kemi të punësuar nga një këshilltarë shtetërorë i cili do të bëj ndjekjen e këtyre hapave se a janë në harmoni dhe komfor Marrëveshjes së Ohrit", deklaroi Ismani.

Marrëveshja e Ohrit u nënshkrua më 13 gusht të viti 2001 dhe implementimi i saj duhej të përfundonte që në vitin 2004.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail