Nëntë vjet nga Marrëveshja e Ohrit

Shkup, 13 gusht 2010 (MIA) - Sot mbushen plot nëntë vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit me të cilën ui dha fund konfliktit në vitin 2001 dhe u vendos kornizë për bashkëjetesë ndëretnike dhe perspektivë euroatlantike të vendit.

Edhe nëntë vjet pas kësaj, Marrëveshja e Ohrit edhe më tej e ka përkrahjen e bashkësisë ndërkombltare dhe të pjesës më të madhe të partive të bllokut politik maqedonas dhe atij shqiptar, si një kornizë e vetme për zhvillim të vendit.

Dokumentin, pas harmonizimit disaditor në Ohër, në Shkup e nënshkruan presidenti i atëhershëm i shtetit Boris Trajkovski, kryeministri i atëhershëm dhe lider i VMRO-DPMNE-së, Lubço Georgievski dhe lideri i LSDM-së Branko Cërvenkovski, i PDSH-së, Arben Xhaferi dhe i PPD-së, Imer Imeri. Në cilësi të garantuesve, dokumentin e nënshkruan edhe përfaqëuesit e posaçëm të BE-së dhe të SHBA-së, Fransoa Leotar dhe Xhejms Perdju.

Zëvendëskryeministri i angazhuar për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit Abdilaqim Ademi në deklaratën për MIA-n vlerëson se deri tani rrjedh si duhet implementimi i marrëveshjes, pas të cilës qëndron bashkësia ndërkombëtare dhe kontribuon drejt integrimeve euroatlantike të Maqedonisë.

Në pajtim me strategjinë e Sekretariatit për implemetimin e Marrëveshjes së Ohrit , theskoi ai aktiviteti kryesor edhe në të ardhmen mbetet realizimi i obligimit për përfaqësimin e barabartë të të gjitha bashkësive etnike në administratën shtetërore.

"Në këtë fushë, që është prirotet i qeverisë, ka një progres të mirë. Rreth 20 për qind lëviz numri i shqiptarëve në administratë shtetërore. Nga komunitetet e tjera vetëm serbët dhe vllehët janë më tepër të punësuar nga ajo se sa janë të përfaqësuar komunitetet. Më pak të përfaqësuar janë bashkësia rome dhe turke dhe prandaj jemi të fokusuar për punësimin e personave të këtyre komuniteteve në administratën shtetërore", tha Ademi

Ai paralajmëroi se Sekretariati për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit së shpejti do të miratojë edhe një plan aksional për implementimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve, i cili gjithashtu është një nga prioritetet. Plani aksional e përgatit grupin e punës me përfaqësues të inkuadruar nga të gjitha insitucionet shtetërore dhe nga BNJPL-ja.   

Sektretariati punon edhe në koordinimin për zbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve, pas miratimi të të cilit, thotë, të gjitha institucionet shtetërore kanë obligim ta zbatojnë, posaçërisht pushtetin vendor.

Risi të cilën këtë vit e planifikon Sekretariati është edhe bashkëpunimi me organizaat joqeveritare në funksion të avancimit të marrëdhënieve ndëretnike dhe të promovimit të Marrëveshjes së Ohrit.

"Javën e ardhshme do të publikojmë shpallje për financimin e projekteve të organizatave joqeveritare  për promovimin e marrëdhënieve ndëretnike dhe të Marrëveshjes së Ohrit. Për këtë program janë siguruar 200 mijë euro nga buxheti i Sekretariatit të cilat do të shfrytëzohen deri në fund të vitit", informoi zëvendëkryeministri Ademi.

"Marrëveshja  Ohrit dhe dispozitat kushtetuese relevante mbeten të domosdoshme në ndërtimin e shoqërisë së qetë, juridike dhe të bashkuar multietnike. Presim të gjithë pjesëmarrësit të ndërmarrin obligim të plotë për kontinuitet në zbatimin e marrëveshjes", thuhet në mesazhin e Delegacionit të Bashkimit Evropian, Shtabit të NATO-s në Shkup, Misionit vëzhgues të OSBE-së në Shkup dhe Ambasadës së SHBA-së nga deklarata e djeshme e përbashkët me rastin e shënimit të nëntëvjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit.

"E pranojmë dhe e përshëndesim zhvillimin pozitiv të cilin vendi e arriti në përmirësimin e marrëdhënieve ndëretnike pasi është nënshkruar Marrëveshja e Ohrit. Marrëveshja dhe dispozitat kushtetuese relevante mbeten të domosdoshme në ndërtimin e shoqërisë së qetë, juridike dhe të bashkuar multietnike. Mbetemi tërësisht të përkushtuar në Marrëveshjen e Ohrit dhe presim të gjithë pjesëmarrësit  të ndërmarrin obligim të plotë për atë që paraqet proces të vazhduar dhe ta mbështesin zbatimin e marrëveshjes edhe si tekst por edhe frymën e tij", qëndron në deklaratën e përbashkët.

Në të njëherit theksohet se gjatë takimit të tyre me kryeministrin Nikolla Gruevski dhe përfaqësuesit e tjerë qeveritarë më 30 korrik ata e kanë theksuar rëndësinë e miratimit të masave të mëtutjeshme në sferat e përfaqësimit juridik, decentralizimit dhe arsimit.

"Angazhime shtesë janë të nevojshme për vendosjen e sistemit arsimor gjë që do të mund t'i zhvillojë integrimin dhe marrëdhëniet multietnike në të gjitha nivelet", qëndron në deklaratën e përbashkët të euroambasadorit Ervan Fuere, ambasadorit amerikan Filip Riker,  e shefit të Misionit të OSBE-së Hoze Luis Herero dhe David Humar, përfaqësuesit të lartë ushtarak të NATO-s në Republikën e Maqedonisë.

Qeveria edhe sivjet organizon pritje solemne me rastin e përvjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit. Në pritjen që do të organizohet sot në Hotelin Aleksandar Pallas, janë të ftuar kreu shtetëror, funksionerë qeveritarë, kori diplomatik, partitë politike dhe përfaqësues të sektorit të OJQ-ve. Praninë e tyre deri tani e kanë konfirmuar presidenti i shtetit Gjeroge Ivanov dhe disa ambasadorë.

Sipas programit të përgatitur nga Sekretariati për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit sot do të organizohet edhe tribunë e titulluar, "Marrëveshja e Ohrit sot dhe në perspektivë" në të cilën do të marrin pjesë presidenti Ivanov, nënkryeministri i angazhuar për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit Abdilaqim Ademi dhe dy profesorë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail