Ahmeti uron kreun shqiptar për liberalizimin e vizave

Shkup, 9 nëntor 2010 (MIA) - Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti u ka dërguar një telegram urimi presidentit Bamir Topi,  kryeministrit Sali Berisha, kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli dhe kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama me rastin e liberalizimit të vizave për shtetasit e Republikës së Shqipërisë.

"Heqja e vizave për shtetasit shqiptarë është edhe një dëshmi se Shqipëria po ec me hapa të sigurt në rrugën drejt integrimit në familjen e madhe të Europës së Bashkuar. Pas anëtarësimit në NATO, liberalizimi i vizave është ngjarja e dytë madhore që dëshmon se shteti shqiptar ka kapacitete dhe institucione funksionale të cilët e bëjnë të pakthim perspektivën euvro-atlantike të Shqipërisë", thuhet në telegram urimin e liderit të BDI-së, Ali Ahmeti.

"Duke Ju uruar dhe duke ua përcjellë përgëzimet më të sinqerta për këtë vlerë që nënkupton lëvizje të lirë dhe implementim të standarteve, më lejoni të ndajmë bashkë këtë gëzim për këtë fitore të madhe të shtetit shqiptar, të qytetarëve dhe gjithë lidershipit politik të Shqipërisë", thuhet më tej në urim.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail