Deri tani janë regjistruar 1.784 të sëmurë nga gripi, dy të vdekur, nuk ka raste të A (H1N1)

Shkup, 11 janar 2011 (MIA) - Në Institutin për shëndet publik sipas të dhënave më të reja deri sot deri në orën 13 janë regjistruar 1.748 paraqitje të të sëmurlve nga gripi. Dy persona të paraqitur si raste me influencë kanë përfunduar me përfundim fatal. Bëhet fjalë për persona të moshës më të re të cilët kanë vdekur në dhjetor.

Gordana Kuzmanovska, epidemiolog nga Instituti, në takimin e sotëm me gazetarët tha se bëhet fjalë për pacientë të cilët klinikisht janë konfirmuar, ndërsa një pjesë edhe në laboratorë dhe se pritet rritje e numrit të të paraqiturve për të sëmurë nga gripi. Nga numri i përgjithshëm, 678 janë paraqitur në janar.

Pjesa më e madhe e të sëmurëve të paraqitur nga gripi janë nga Shkupi - 632 prej të cilëve 197 në javën e fundit.

Në Kavadar janë paraqitur 375 të sëmurë nga gripi, në Manastir - 271, Prilep - 147, Kumanovë - 109, ndërsa qytetet tjera kanë numër më të vogël të të sëmurëve të paraqitur nga gripi.

Në 13 qytete, informoi Kuzmanovska, nuk ka të sëmurë të paraqitur nga gripi.

Sezoni i gripit çdoherë fillon në janar, ndërsa numri i të sëmurëve ngadalë por sigurt rritet, tha Kuzmanovska.

Drejtori i Klinikës për sëmundje infektive - Shkup Zvonko Milenkoviq theksoi se sipas analizave mikrobiologjike, në Maqedoni nuk ka raste të gripit të tipit A (H1N1), por ka prezencën e virusit të influencës B. AI theksoi se dy të vdekurit nuk kanë pasur sëmundje kronike.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, tha se vaksina kundër gripit sezonal është tretipëshe dhe përmban antigjene të A (H1N1), A(H3N2) dhe të influencës së tipit B, si dhe të influencës pandemike.

Ai informoi se në Klinikë ka rritje të pacientëve me infeksione më të rënda të rrugëve të frymëmarrjes dhe me sindrome tjera klinike.

"Janë kontrolluar 235 pacientë prej të cilëve 49 janë hospitalizuar, ndërsa nëntë janë në Repartin për kujdesje intensive me simptome të gripit. Pesëmmbëdhjetë persona janë hospitalizuar javën e fundit me simptome të infeksionit të rrugëve të frymëmarrjes", tha Milenkoviq.

Sipas Jovanka Kostovska, kryetare e Komisionit për grip pandemik, ata çdoherë mblidhen dhe e përcjellin gjendjen aktuale me gripin në shtet. Ajo theksoi se tek personat e vdekur është regjistruar prani e influencës së tipit B dhe se materialet ende janë lëndë në verifikimin plotësues të rezultateve laboratorike.

Sipas infektologëve, virusi i infuencës së tipit B lidhet me sëmundje tjera.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail