Filloi nënshkrimi i peticionit kundër raportit Dik Martit edhe në USHT

Tetovë, 11 janar 2011 (MIA) - Me thirrjen "Të nderuar studentë, nënshkruani kundër raportit të Dik Martit", në  Universitetin Shtetëror të Tetovës ka nisur sot të firmoset peticioni kundër raportit të Dik Martit, thuhet në kumtesën e Zyres për informim pranë USHT-së.

"Raporti i Dik Martit për përfshirjen e drejtuesve të UÇK-së në trafiqe dhe në afera të paligjshme është i pabazë dhe si i tillë duhet të kundërshtohet", theksoi Merale Xhelili, studente e USHT-së, nënshkruese e peticionit të lartpërmendur.

"Ky dokument, i paraqitur nga europarlamentari zviceran në Këshillin e Evropës, kategorikisht duhet të kundërshtohet përderisa i njollos figurat historike të shqiptarëve dhe mbarë kombin tonë", deklaroi një student tjetër, i cili hodhi firmën e tij në peticionin kundër raportit të Martit.

Miftar Emini, përfaqësues i Parlamentit të Studentëve të USHT-së, i angazhuar për peticionin në fjalë konfirmoi se studentët e të gjitha fakulteteve të USHT-së, në Tetovë, si dhe programet studimore të disperzuara, prej sot kanë filluar ta nënshkruajnë këtë peticion  dhe numri i tyre është i konsiderueshëm.

"Për të firmosur këtë peticion mjafton letërnjoftimi i çdo studenti, për t'u bashkuar me qindra studentë dhe profesorë që kanë firmosur këtë peticion edhe në USHT", tha Miftar Emini.

Organizatorët e peticionit bënë të ditur se peticioni kundër raportit të shpifur të Dik Martit në USHT do të nënshkruhet edhe gjatë ditëve në vijim dhe se nënshkrimet e grumbulluara do të dorëzohen në selinë e  Këshillit të Evropës.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail