Partitë shqiptare në Maqedoni nënshkruajnë peticionin kundër raportit të Martit (PLT)

Shkup, 12 janar 2011 (MIA) - Përfaqësuesit e partive politike shqiptare në Maqedoni sot në sheshin "Skenderbeu" në Shkup nënshkruan peticionin kundër raportit të Dik Martit.

Delegacioni i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), shoqëruar nga sekretari i përgjithshëm, Abdilaqim Ademi dhe nënkryetari i Parlamentit, Rafiz Haliti nënshkruan kundër raportit, i cili akuzon kreun e UÇK-së për trafikimin e organeve njerëzore dhe krime kundër serbëve pas luftës së vitit 1999 në Kosovë. 

Zëvendëskryeministri i angazhuar për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit Abdylaqim Ademi deklaroi se e mohojnë raportin e Dik Martit nga publikimi i tij dhe se ai përmban dezinformata.

"Për këtë arsye i mbështesim të gjithë organizatat joqeveritare të cilat dalin nga veteranët e UÇK-së dhe të cilët janë organizatorë të këtij peticioni. Konsiderojmë se me këtë do t'i japim një goditje të madhe jo vetëm këtij raporti, por gjithë atyre të cilët dëshirojnë ta likuidojnë edhe udhëheqësinë e Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare dhe Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Do të vazhdojmë t'i mbështesim këto aktivitete me qëllim që raporti i Dik Martit të mos miratohet", tha Ademi.

Pritet që peticionin ta nënshkruajë edhe një delegacion i Demokracisë së Re (DR) i udhëhequr nga nënkryetari Abedin Zymberi. Me grumbullimin e nënshkrimeve kundër raportit të Martit kanë nisur studentët e USHT-së dhe shoqatat e veteranëve të UÇK-së.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail