Kuvendi debaton për ndryshimin e Ligjit për shitjen e banesave në pronën shoqërore

Shkup, 26 janar 2011 (MIA) - Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot në suaza të seancës së 135-të debaton për ndryshimet  e Ligjit për shitjen e banesave në pronë shoqërore në lexim të parë.

Zëvendës ministri i Financave Nedim Ramizi sqaroi se Ligji për shitjen e banesave në pronë shoqërore i rregullon bazën, mënyrën dhe proceset për shitjen e banesave në pronë shoqërore. Me propozimin e zgjidhjes së propozuar  për llogaritje dhe pagesë të interesit rregullohet në mënyrë të thjeshtë dhe sigurohet trajtim i barabartë i të gjithë blerësve të banesave shoqërore.

Zgjidhja e propozuar, së bashku me heqjen e pagesës së interesit për vonesë prej gjashtë muajve, do të sigurojë rregullsi në pagesën e obligimeve dhe do ta mbrojë pronën dhe interesat e Republikës së Maqedonisë. Për shkak të sigurimit social të qytetarëve, në rast të prishjes së kontratës për blerjen e banesës, ish blerësve do tu jepet mundësia me Ndërmarrjen publike për menaxhimin me hapësirat për banim dhe biznes  të Republikës së Maqedonisë për banesa të lidhin kontrata për qira në pajtim me Ligjin për banim, ndërsa pagesat deri në ditën e përfundimit të kontratës në bazë të pagesës në këste  pas kontratës për blerjen  do të konsiderohet si qira e paguar deri në ditën e përfundimit të kontratës.

Seanca do të vazhdojë pas pushimit të rregullt. Deputetët në kuadër të seancës së sotme do të debatojnë edhe për ndryshimet e Ligjit për punën e devizave në lexim të parë, Propozim ligjin për lojra e fatit dhe lojërat argëtuese, si dhe Propozim ligjin për veprim  me objektet e ndërtuara pa leje.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail