Të gjitha operacionet e syve mund të kryhen në Spitalin evropian të syve në Shkup nga fundi i shkurtit

Shkup, 14 shkurt 2011 (MIA) - Intervenime më të ndërlikuara operative do të kryhen në Spitalin evropian të syve, i cili do të fillojë me punë në javën e fundit të këtij muaji në lagjen Gjorçe Petrov të Shkupit. Siptali, i cili është investim turk prej rreth 12 milionë dollarëve, do të pajiset me pajisje të certifikuar dhe bashkëkohore.

"Për herë të parë një spital i madh nga Turqia do të investojë këtu në Ballkan. Së bashku do të punojmë për popullin e Maqedonisë. Spitali ynë në Turqi është mes tre të parëve në fushën e oftamologjisë. Na kanë sjellë disa oferta nga Evropa që të investojmë në disa shtete, por ne vendosëm që këtë ta bëjmë në Maqedoni, sepse rregullativat ligjore, gjegjësisht ligjet janë shumë mirë të definuara dhe shumë më lehtë mund të investojmë", tha në takimin e sotëm me gazetarë, drejtori i spitalit, oftamologu Faruk Semis.

Ai theksoi se i kanë ditur problemet në Maqedoni nga ana e oftamologjisë dhe kanë dashur me teknologji më të re për një kohë të shkurtër të investojnë. Arritëm për një kohë të shkurtër prej nëntë muajve", tha Semir, ta ndërtojmë spitalin, e kjo dëshmon seriozitetin tonë, gatishmërinë dhe orvatjet tona për projektin e përgjithshëm.

Në spital do të kryhen të gjitha operacionet edhe ato me rrezik të lartë, të cilat nuk bëhen në Maqedoni, ndërsa qytetarët për ato intervenime shkojnë në vende të tjera. Qytetarëve në këtë mënyrë do t'u shkrutohen shpenzimet e rrugës, shpenzimet për akomodim dhe ngjashëm", informoi menaxhmenti i spitalit.

Në Spitalin evropian të syve në fillim do të punësohen 80 persona.

"Fillimisht do të ketë tre oftamologë nga Turqia, të cilët do të jenë të ngarkuar për të gjitha operacionet dhe do t'i trajnojnë mjekët e Maqedonisë që të punojnë me teknologjinë më të re dhe të kryejnë operacione. Do të  fillojmë me tre oftamologë të Maqedonisë, të cilët menjëherë nuk do të bëjnë operacionet", tha mes të tjerash dr. Semis.

Ai theksoi se kanë marrëveshje me Fondin për sigurim shëndetësor të Maqedonisë sepse, siç tha bëhet fjalë për operacione, të cilat nuk kryhen këtu dhe në dobi të Fondit është që bashkëpunojnë me ne.

Dr. Semis sqaroi se një nga operacionet më të rënda të syve është ajo e kataraktit të pasmë, e cila në Maqedoni nuk është kryer fare, ndërsa në botë një pjesë shumë e vogël e atyre operacioneve janë të suksesshme dhe një pjesë e vogël nga oftamologëve e ndërmarrin përgjegjësinë që t'i kryejnë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail