MASH-i shpalli konkurs për subvencionimin e 300 punimeve shkencore-hulumtuese

Shkup, 9 mars 2011 (MIA) - Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpalli konkurs për ndarjen e mjeteve të njëfishta financiare për punimet e publikuara shkencore-hulumtuese nga autorë vendas në revistat ndërkombëtare shkencore me faktor të ndikimit (impakt faktor). Konkursi vlen për vitin 2011 dhe do të zgjasë tërë vitin. Do të ndahen subvencione për 300 punime shkencore-hulumtuese dhe për secilin prej tyre nga 15.000 denarë.

Subvencionet do të ndahen në mënyrë të barabartë sipas sferave, përkatësisht nga 50 për punime nga shkencat natyrore-matematikore, tekniko-teknologjike, mjekësore, bioteknike, shoqërore dhe shkencat humaniste.

"Sot, si një nga indikatorët më të rëndësishëm në botë për nivelin e shkencës në një shtet, është numri i punimeve të publikuara dhe të cituara nëpër revista me faktor të ndikimit. Në qarqet shkencore ndërkombëtare, kjo llogaritet si një nga faktorët më të rëndësishëm me të cilët evaluohet potenciali shkencor i një vendi", tha ministri Nikolla Todorov në konferencën për shtyp.

Ai theksoi se në pothuajse të gjitha revistat e tilla, publikimi është pa pagesë, ndërsa qëllimi i subvencioneve është të stimulohen shkencëtarët të publikojnë sa më tepër punime sepse në Maqedoni, në 40 vite janë publikuar vetëm 3.500 punime. Sllovenia ka 40.000, Greqia mbi 150.000.

Todorov pret që subvencionet të shfrytëohen, ndërsa numri i punimeve të publikuara nëpër revista, me impakt faktor, të dyfishohet gjatë tre deri katër vitete e ardhshme. Për vitin e ardhshëm ai paralajmëroi edhe shumë më tepër subvencione.

Me ndryshimet e Ligjit për arsim të lartë deri në vitin 2015 do të jetë i detyrueshëm publikimi i punimeve të këtilla, prej çka do të varet edhe avancimi i profesorëve universitar në profesionet mësimdhënëse-shkencore.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail