Kryeministri Gruevski në Pragë u takua me Xhorxh Sorosin, kryesues i Fondacioneve shoqëri e hapur

Shkup, 27 qershor 2011 (MIA) - Kryeministri Nikolla Gruevski sot në Pragë, në margjinat e takimit të 20-të të Trupit udhëheqës ndërkombëtar në të cilin Republika e Maqedonisë e ndërmori kryesimin me Dekadën për përfshirjen e romëve 2005-2015 nga Republika e Çekisë, u takua me themeluesin dhe kryesuesin e Fondacioneve Shoqëri e hapur, Xhorxh Soros.

Siç kumtoi pres-shërbimi qeveritar, në takim kryeministri Gruevski e ka njoftuar bashkëfolësin e tij për aktivitetet të cilat Qeveria e Republikës së Maqedonisë i ndërmori në fushën e përfshirjes sociale të romëve në Republikën e Maqedonisë, me ç'rast i theksoi aktivitetet të cilat ndërmerren në domenin e arsimit, siç janë ndarja e bursave për romët, ndërtimi i shkollës së mesme në komunën e Shuto Orizares dhe aktivitete të tjera, si dhe përkrahja në sferat e strehimit, punësimit dhe shëndetësisë.

Në takim u fol edhe për Ligjin për trajtim të objekteve të ndërtuara pa leje, për të cilat fondacioni SOROS ofroi ndihmë për informimin e popullsisë rome për përparësitë që i ofron ligji dhe për nevojën që të aplikohet në kohë për fillimin e procesit të legalizimit të ndërtimeve pa leje.

Nga ana e Sorosit iu ofrua përkrahje Republikës së Maqedonisë për qasje më të lehtë dhe më të shpejtë në fondet e BE-së për çështje që kanë të bëjnë me përfshirjen sociale të romëve në shoqëri dhe në përgjithësi, si dhe lidhur me zbatimin e aktiviteteve të Dekadës së romëve. Në këtë drejtim u theksua gatishmëria nga ana e tyre për ndihmë në organizimin e takimit nismëtar në Bruksel, që do të mbahet në gjysmën e dytë të këtij viti dhe në të cilin do të marrin pjesë komisionarë evropian që disponojnë me mjete financiare përkatëse për këtë qëllim, me çka do të definohet buxheti, në të cilin mund të mbështetet Republika e Maqedonisë gjatë kryesimit me Dekadën për përfshirje të romëve 2005-2015.

Dy bashkëbiseduesit erdhën në përfundim se komunikimi mes Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Fondacioneve shoqëri e hapur do të vazhdojë në nivel operativ me qëllim të realizimit të aktiviteteve nga plani për përfaqësim më efikas të Republikës së Maqedonisë me Dekadën për përfshirje të romëve 2005-2015.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail