
 |
IDIVIDI Fjalorë
|
|
|
|
| Powered by MagnumPRO |
|
|
|
 |
Shqip / Teknologji
Nomofobia, frika nga mbetja pa celular!
Nëse mund të gjykohet nga trendi, çdo ditë në rritje, i varësisë nga pajisjet telekomunikuese, veç sa nuk është shfaqur edhe një frikë - në radhën e shumë tjerave - nga të cilat vuajnë një numër I caktuar i personave.
Njësia e Telekomit të Zyrës postare britanike ka kryer hulumtimin më të ri mbi shfrytëzimin e celularëve, i cili ka dëshmuar se një numër i konsiderueshëm i të anketuarve thjesht janë të varur nga pajisjet e tyre telekomunikuese.
Mu për këtë kanë vendosur të emërojnë një fobi të re, e cila është lidhur ngushtë me telekomunikacionet.
Nomofobia sipas pohimeve të ekspertëve është frika nga humbja apo mospasja qasje në celular.
Supozohet se prej saj janë të prekur 53 për qind e pronarëve të celularëve, ndërsa në Britani të Madhe nga kjo fobi vuajnë rreth 13 milionë britanikë.
Sa u përket gjinive të goditura nga nomofobia, nga ajo vuajnë 48 për qind e femrave dhe diç mbi 58 për qind të meshkujve.
Nocioni nomofobi është I përbërë prej fjalëve angleze "no mobile phobia".
|
|
|
 |
|
![]() |
 |
Пребарување
|
|
|
|
|
|
 |
МТnet WEBmail |
|
|
|
|
|
|