Shqip / Teknologji
Corsa Limited Edition
Me rastin e prodhimit jubilar, Opel ka lansuar një seri prej vetëm 1.000 njësive të automjeteve.
Për nder të prodhimit të 10 milionë njësive të modelit Corsa, Opel në panairin e automjeteve në Lajpcig, ka lansuar versionin Limited Edition.

Blerësit e këtij versioni mund të bëjnë përzgjedhje mes motorit 1.2 apo 1.4 litërsh me 80 apo 90 KF, derisa në mënyrë standarde vjen me rrota prej 17 inçësh.
Corsa Limited Edition do të prodhohet vetëm në 1.000 njësi, që të gjitha me ngjyrë të bardhë Casablanca, me tavan të zi, dhe xhama
të errësuar.
|