Shqip / Teknologji
BMW serie 1, kampion i ekologjisë
Varianti me naftë BMW serie 1 - 118d, me motor dylitërsh me fuqi maksimale prej 143 KF, është shpallur kohë më parë nga juria ndërkombëtare (47 gazetarë nga 24 shtete) si "automjeti më i mirë i gjelbër i vitit".

Emetimi i dëmshëm i automjetit gjerman është vetëm 119 gramë dyoksid karboni për kilometër, dhe atë me shpenzim shumë të vogël të eurodizelit 4.7 l/100 për kilometër BMW 118d ofron performanca të shkëlqyeshme (210 km/h, 0-100 km/h për 8.9 sekonda).
Në vendin e dytë është radhitur Volkswagen Passat, gjithashtu me motor dizel, derisa për titullin janë nominuar gjithsej 39 automjete.
|