Shqip / Teknologji
Konfirmohet prodhimi i Veyron Targa
Ultra modelit sportive të Bugattit, Veyron, vitin e ardhshëm do t’i bashkëngjitet edhe versioni kabriolet, Targa.
Më në fund është pohuar edhe zyrtarisht nga menaxheri i Bugattit për marrëdhënie me publikun, George Keller, i cili ka konfirmuar se versioni pa kulm ("Topless") tanimë është në zhvillim e sipër.
Sipas informative të para, Veyron Targa, do të ketë një kulm të fortë ("hard-top") i cili nuk do të mund të bartet në të njëjtën kohë në automjet.
Vozitësit e ardhshëm ose do të mund të nisen me veturë të mbuluar me kulm, ose do të nisen pa të.
Mirëpo ata duhet të jenë prognozues të mirë të kohës.
Megjithatë nëse rastësisht i zë shiu, automjeti do të ketë një mbulesë rezervë prej pëlhurë e cila do të mbrojë vozitësit të mos lagen.
Për shkak të mungesës së kulmit, Veyron Targa, është duke kaluar në shumë analiza me qëllim që të përforcohet trupi I veturës, i cili do të sigurojë rezistencë adekuate.
Për dallim nga Veyron Coupe, i cili mund të arrij shpejtësi deri në 400 km/h, pritet që kabrioleti i ri ta ketë shpejtësinë e kufizuar në mënyrë elektronike deri në 350 km/h.
|