
 |
IDIVIDI Fjalorë
|
|
|
|
| Powered by MagnumPRO |
|
|
|
 |
Shqip / Teknologji
Apple në krye
Kënaqësia e shfrytëzuesve, investimi në zhvillim, kreativiteti janë vetëm disa nga parametrat sipas të cilave revista e njohur BusinessWeek e përpilon listën e saj të kompanive më inovative në botë. Sikurse edhe vitin e kaluar në maje të listës është gjendur Apple, e në mesin e dhjetë të parave janë përfshirë edhe gjashtë
kompani të sektorit të teknologjisë komunikuese e informuese (TKI) që janë interesante për ne.
Lista The World50 Most Innovative Companies e BusinessWeek përpilohet në bazë të dhënave të grumbulluara nga tre mijë udhëheqës të kompanive udhëheqëse botërore.
Secili nga personat e përfshirë në anketën e kryer është përgjigjur në 17 pyetje, e gjatë përpunimit të listës BusinessWeek ka marrë parasysh parametrat si qarkullimin trevjeçar të kompanisë, rritjen e vlerës së kompanisë, vlerën e aksioneve dhe shumë aspekte tjera. Sikurse edhe vitin e kaluar, listës i prinë gjiganti elektronik Apple, në vendin e dytë është gjendur Google, derisa përcillet nga Toyota Motor.
Vendin katërt e ka zënë General Electric derisa në vendin e pestë është pozicionuar Microsoft. Nga kompanitë tjera në këtë listë të kompanive më innovative në botë të cilat për ne janë interesante nga TKI-ja janë gjetur edhe: Nintendo në vendin e shtatë, Sony në të nëntin, Nokia në të dhjetin, IBM në 12, HP në 15, Facebook në 25. dhe Samsung në vendin e 26-të.
|
|
|
 |
|
![]() |
 |
Пребарување
|
|
|
|
|
|
 |
МТnet WEBmail |
|
|
|
|
|
|