E Shtunë, 10.05.2008

  IDIVIDI Meny
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
foto.idividi.com.mk
Shqip / Teknologji

Video lojërat - truri i fëmijëve

Duket se lojërat nuk janë vetëm sa për të humbur kohë, për nxitje të dhunës tek të rinjtë dhe gjëra të ngjashme.

Në University of Missouri një lojë e përdorin si mjet për nxitjen e punës së trurit tek fëmijët me sëmundje nervore - autistët.

Guy McCormack është shkencëtari udhëheqës i njësisë për terapi profesionale dhe repartit shkencor të mjekësisë në University of Missouri.

Një pjesë e punës së tij shkencore është edhe analizimi dhe vëzhgimi i punës së trurit të fëmijëve të sëmurë nga autizmi, e në punën e tij, për befasinë e shumëkujt, ai përdorë edhe një video lojë. Loja e emëruar Space Race është e dizajnuar asisoj që me raketën e shfaqur në ekran të udhëhiqet ekskluzivisht me valët e trurit, derisa aftësimi për udhëheqje në këtë mënyrë mund të jetë me ndihmë të gjithmbarshme për zhvillimin e punës së trurit tek sëmundjet e caktuara siç është autizmi.

Çdo lëvizje e suksesshme e raketës në lojë shpërblehet me efekte të caktuara audio-vizuale, që personin i cili "luan" lojën e motivon të përpiqet edhe më shumë.

Të gjitha të sipërpërmendurat sjellin deri tek "ngjallja" e pjesëve të caktuara të trurit dhe me këtë përmirësimin e vëmendjes dhe përqendrimit.

Këtë teknologji të transmetimit të valëve të trurit nëpërmes sensorit deri tek kompjuteri, të quajtur neurofeedback, e ka zbuluar NASA, prej të cilëve profesori Guy McCormack edhe e ka marrë.


Microsoft futet në Hyundai e Kia
Bashkëpunim mes Mercedes dhe BMW?
Laptop për super-shfrytëzues
Wikipedia edhe në botim të shtypur
Roboti në vend të ushtarit
Peugeot konfirmon prodhimin e 308 RC Z
Video lojërat - truri i fëmijëve
Apple në krye
Konfirmohet prodhimi i Veyron Targa
Moda e laptopëve të vegjël
  IDIVIDI Shërbime
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
KushështëKush
Download
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmërime
Fjalor
Апел за помош
Пребарување
Пребарување по клучен збор во содржина
WEBmail
user:
pass:
Логирање на Web пошта
A1 телевизија
IDIVIDI™, Copyright Македонски Телеком - 2004
преземи