
 |
IDIVIDI Fjalorë
|
|
|
|
| Powered by MagnumPRO |
|
|
|
 |
Shqip / Teknologji
Televizorë me ekran prej 2.3 centimetrash trashësi.
Kompania japoneze për prodhimin e pajisjeve elektronike, Sharp, ka njoftuar se në muajin tetor në tregun evropian do të lansojë televizorë me ekran të kristalit të lëngët, me trashësi prej gjithsej 2. 3 centimetra.
Televizorët, të cilët do të quhen “Akwos”, do të prodhohen në dy madhësi, me diagonale 52 e 65 inçësh (132 e 165 centimetra), dhe do të mund të ngjiten në mur, thuhet në njoftimin e lëshuar nga kompania
.Gjithashtu edhe kompania japoneze, Matsushita Electric Industrial e njohur për brendinë e saj Panasonic, pak kohë më parë ka shfaqur prototipin e televizorit plazma prej 65 inçësh, ekrani i të cilit është gjithsej 2.5 centimetra i gjerë, përkujton agjencia e lajmeve Kyodo.
Matsushita ka njoftuar se ka për qëllim të filloj shitjen masive të këtij televizori deri në fund të vitit fiskal të vitit 2009.
Dy kompanitë pritet të paraqesin televizorët e tyre ultra të hollë në panairin e elektronikës i cili është hapur të premten në qytetin gjerman Berlin.
|
|
|
 |
|
 |
 |
Пребарување
|
|
|
|
|
|
|