
 |
IDIVIDI Fjalorë
|
|
|
|
| Powered by MagnumPRO |
|
|
|
 |
Shqip / Teknologji
|
|
“Nokia”-brendi më i vlefshëm evropian
Lista është përpiluare në bazë të të dhënave për 3.000 ndërmarrje nga 24 vende dhe nga 16 lëmi, kurse në mesin e 50 llojeve më të vlefshme evropiane, 15 janë gjermane.
 Mes dhjetë bendeve më të vlefshme evropiane janë madje tri ndërmarrje gjermane-markat automobilistike “Mercedes-benc” dhe BMV, si dhe Dojce Bank. Lista është përpiluar në bazë të të dhënave për 3.000 ndërmarrje nga 24 vende dhe nga 16 lëmi, kurse në mesin e 50 llojeve më të vlefshme evropiane, 15 janë gjermane.
Vlera e Mercedes-it llogaritet 21,359 miliardë euro, vlera e BMV-së -20,061 miliardë euro dhe vlera e Dojce Bankës 18,172 miliardë euro. Në vendin e parë të listës megjithatë gjendet prodhuesi finlandez I telefonave celulare “Nokia”, me vlerë prej 38,283 miliardë eurove. Koncerni britanik për telefoni celulare “Vodafon”, ka vlerë prej 24,128 miliardë eurove.
Mes dhjetë bendeve të para evropiane janë edhe ndërmarrja spanjolle “Telefonika”, koncerni holandezë-britanez “Unilever”, Banka Mbretërorë e Skocisë dhe Telekomi francez. Vlera e bendeve udhëheqëse nga Britania e Madhe , Franca dhe Gjermania paraqet po thuajse gjysmën e vlerës së bendeve më të rëndësishme evropiane, kurse 44 për qind e vlerës u takon koncerneve nga Italia, Spanja, Zvicra, Holanda, Finlanda, Suedia dhe Austria.
|
|
|
 |
|
 |
 |
Пребарување
|
|
|
|
|
|
|