E Martë, 07.10.2008

  IDIVIDI Meny
Клуб на пријатели
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Те сакаме сите, Тоше
Shqip / Teknologji

Teleskopi feston 400 vjetorin!

Teleskopi i parë daton në tetor të vitit 1608, datë kur holandezi Hans Lippershey bëri kërkesën për të prezantuar një "objekt përmes të cilit të gjitha gjërat që janë në distancë shumë të madhe mund të shikohen sikur të jenë shumë pranë".

Një instrument për të vëzhguar objektet me distancë të largët, pra një teleskop. Një vit më vonë i njëjti instrument u prezantua në Senatin e Venezias nga Galileo Galilei, i quajturi babai i teleskopit, falë të cilit shkencëtari mundi të zbulonte se toka nuk ishte në qendër të universit, duke konfirmuar edhe njëherë teorinë heliocentrike kopernikiane dhe duke revolucionuar komplet vizionin mbi botën.

Sot, 4 shekuj më vonë, teleskopët modernë janë shumë ndryshe nga të parët që ishin shumë të thjeshtë, me një llupë të vogël, mbaheshin në dorë.

Aparatet që u mundësojnë shkencëtarëve të sotëm të shikojnë në thellësi universin janë makineri shumë të sofistikuara, tonelata prej hekuri dhe çeliku, përmbajnë pasqyra gjigante.

Teleskopi më I madh për momentin është "Teleskopi i Madh Canarias" (GTC) me 2.400 metra gjatësi dhe qëndron në ishullin e La Palma (Canarie): pasqyra kryesore e të cilit peshon 17 tonelata me diametër 10,4 m, ndërsa struktura në tërësi është e gjatë 41 m dhe peshon më shumë se 500 tonelata.


Teleskopi feston 400 vjetorin!
60 mijë paund biçikleta më e shtrenjtë në botë
Porsche paraqet celularin e emëruar P'9521!
Kompjuteri miku ynë më i ngushtë!!!
Thellohet kriza në koncernin suedez të automobilave "Volvo"
10 milion dollarë për idenë më të mirë
Celulari i ri do të hap dyert e automjetit
Karta Memorie “Compact” me kapacitet prej 100 GB
Ferrari 250 GTO automjeti më I shtrenjtë në botë
Laptop i përsosur për profesionistë
vibe tribe
  IDIVIDI Shërbime
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
KushështëKush
Download
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmërime
Fjalor
Пребарување
Пребарување по клучен збор во содржина
 
корисничко име
лозинка
WEBmail
A1 телевизија
IDIVIDI™, Copyright Македонски Телеком - 2004
преземи