E Premte, 03.09.2010

  IDIVIDI Meny
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Shqip / Teknologji

Dënohet Rapidshare!

Shoqata për Interpretimin Muzikor dhe e të Drejtave të Riprodhimit Mekanik, GEMA, e cila ngriti padi kundra kompanisë, i është drejtuar Gjykatës Vendore në Hamburg që të urdhërojë Rapidshare të ndalojë mundësimin në internet të rreth 5 000 këngëve.

“Gjykimi konstaton se vetë shërbimi i strehimit është tashmë përgjegjës për të siguruar që asnjë nga këngët në fjalë të mos shpërndahen nëpërmjet platformës së tij në të ardhmen”, sipas një deklarimi të GEMA-s.

“Kjo do të thotë se mbajtësi i së drejtës së autorit nuk kërkohet më të kryejë kontrollet pasuese dhe komplekse.”

Si shtesë, gjykata vendosi se Rapidshare dhe faqet e tjera strehuese të skedarëve nuk kanë marrë mjaftueshëm masa për të ndaluar rrjedhjet e së drejtës së autorit që ndodhin nëpërmjet shërbimit të tyre.

“Gjykimi… shënon një moment historik në përpjekjet e GEMA-s për të luftuar përdorimin ilegal të veprave muzikore në internet”, tha CEO i organizatës Harald Heker.

“GEMA do të vazhdojë të bëjë зfarë të mundet për të mbrojtur anëtarët e saj nga pirateria e internetit. Ne jemi të sigurt se në këtë mënyrë ne do të jemi në gjendje të ulim përdorimin ilegal të repertorit të GEMA-s në internet në një nivel të papërfillshëm.”



"Fiat" kthehet në tregun amerikan pas 30 viteve
Google sfidon televizorin!
"Tojota" tërheq një milion automjete nga modelet "Korolla" dhe "Matriks"
Zbulohet një sistem i ri diellor me 7 planete
Kinë, fillon projekti i “autobusit fluturues”
Pikëpyetje të mëdha në lidhje me Blackberry-n
"Motorola" paralajmëroi super "smartfon" nën "Android"
Diaz më e rrezikshmja në internet
Shefi i iPhone largohet nga kompania Apple!
Në shitje fotokamera e parë 3D
  IDIVIDI Sherbime
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
Пребарување
Пребарување по клучен збор во содржина
 
 
WEBmail
IDIVIDI™, сите права задржани : Македонски Телеком - 2004
преземи