Ja sa zgjat një seks i mirë!

Zor se ka një aktivitet tjetër ku shpenzojmë kaq shumë ndjenja dhe energji sa kur bëjmë seks.

Megjithatë ka shumë pikëpyetje se sa duhet të zgjasë një seancë e mirë seksuale. Tashmë kjo pyetje duket se e merr një përgjigje.

Shkencëtarët e Penn State University në SHBA kanë bërë një studim, për të zbuluar se sa zgjat me të vërtetë një seks i mirë. Në studim u morën çifte, por edhe terapistë, psikologë dhe mjekë.



Rezultati: shumica e çifteve thotë se një seks i mirë zgjat nga 7 deri në 13 minuta.

Këtu nuk përfshihet ajo që njihet si nxehja. Por sa duhet të zgjasë periudha përpara se të bëjmë penetrimin? Të pyeturit thonë se ideale është tre deri në shtatë minuta.

Nga një deri në tre minuta është shumë pak. Shumica e të pyeturve thonë se gjysmë ore është shumë për një seancë seksuale. Eric Corty, udhëheqës i studimit, thotë se në kulturën tonë për fat të keq përforcohen disa stereotipe.

“Kështu besohet se ideale është të bësh seks gjithë natën. Të tilla fantazi sjellin frustrim dhe zhgënjim. Studimi ynë sjell një përfytyrim realist të gjërave”.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail