Sa kohë mund të duroni pa seks?

A është e mundshme që ta shpjegoni nevojën për seks dhe sa kohë mundeni pa të? Ndonjëherë dhe për shkak të pikëpamjeve të ndryshme të partnerëve, shpesh vjen deri tek zënkat për shkak të nevojave seksuale...

Seksi, para se gjithash pa asnjë dilemë është nevoje trupore-fizike, e cila është bazuar në shoqërizim dhe riprodhim. Mbijetesa është e bazuar për njerëzit të jetojnë në komunitet, grupe, tek të cilët krijohen marrëdhënie ndërmjet personave të caktuar, të shkurtër apo të gjatë sido që të jetë, ndërsa akti seksual është njëra nga dallimet ndërmjet marrëdhënieve.

Pra, si trupi kërkon seks? Lehtë mund të parashikohen shenjat e nevojës për seks, sepse shpesh herë, të kujtojnë problemet me të cilat angazhohemi gjatë tërë ditës. Mënyra më e mirë për ta kuptuar është se si këto shenja largohen menjëherë pas seksit. Dijeni se për seks nuk ju nevojitet një person tjetër, kjo do të thotë se mund të masturboni, që paraqet një lloj të kënaqësie seksuale.

Ja edhe ca shenja që tregojnë se ju nevojitet seksi.

Ankth i tepruar, streset e shpeshta, kok-dhimbje, humbja e oreksit, ndjenja kontradiktore ne lidhje me një person të caktuar, fantazitë e shpeshta seksuale. Pavarësisht nga reaksionet të cilat janë mungesë e aktit seksual, të arsyeshme ose jo, ne disa raste mund të vije edhe deri në çrregullime mendore ose fizike, për shembull, probleme me lëkurën, acarim, zemërim, bujë, dhe përfundimisht mund të dëmtojë njerëzit rreth jush, të afërmit, si emocionalisht ashtu edhe psikikisht.

Njiheni me shenjat të cilat ju tregojnë se keni nevojë, kështu do ta keni më lehtë, njëjtë edhe simptomat të cilat paraqiten kohë pas kohe. Kështu do të mund të parandaloni momentet e vështira. Sigurisht ka intervale kohore kur nuk do të keni mundësi, respektivisht faktorë të ndryshëm si, shtatzënia, mosha, gjendja psikike, menopauza etj.

Edhe abstenimi pa seks është individuale, mirëpo supozohet se mund të zgjat deri në tre muaj mesatarisht, ka raste kur edhe një vit nuk paraqet ndonjë problem, shkruan Idividi. Jepini vetes kohë për vetë – analizë, për të njohur nevojat tuaja seksuale, dhe në kohë të veproni si të nevojshme.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail