Përse meshkujt paguajnë për seks?

Në psikologji është veçuar dhe dalluar një grup meshkujsh të cilët pëlqejnë të shkojnë më femra me pagesë. Por, nuk është qartësuar asnjëherë se cila është arsyeja që njerëzit paguajnë për të kryer seks?

Sipas një studimi të kryer në Angli, janë disa çifte njerëzish të cilët kanë disa arsye për të paguar për të kryer seks.

Sipas BBC, Fred dhe Laura, kanë plot 6 vjet që janë njohur me njëri-tjetrin. Por nuk janë si shumica e çifteve. Shpesh, shkojnë me pushime, shëtisin, largohen për fundjavë nga qyteti, dhe shpesh herë ushqehen jashtë. Por, Fred, e ka paguar Laurën për të bërë të gjitha këto, dhe në fund të bëjnë seks.



“Ne u njohëm në internet. E pyeta nëse do të dëshironte të kalonte një natë me mua dhe ajo pranoi. Kemi 6 muaj që bëjmë këtë gjë”, deklaroi Fred.

“Tashmë që jemi njohur më shumë, Fred i hedh lekët në llogari pa u frikësuar se unë mund të mos shkoj”, thotë Laura.

Debati nëse ka diçka të gabuar me blerjen e seksit dhe nëse është e paligjshme, është akoma i nxehtë dhe i pazgjidhur. Përveç këtij debati, tashmë ka filluar të shtrohet një pyetje tjetër. Çfarë i shtyn njerëzit që të paguajnë gratë për të fjetur me ta?

Në rastin e këtij çifti, Fred jeton në një zonë të largët rurale dhe për shumë vite ai ishte një kujdestar me kohë të plotë, duke u kujdesur për nënë e tij. Ai deklaron se nuk kishte asnjë shans për të takuar njerëz, kështu që vendosi për të paguar për seks.

Ndërkohë Laura, thotë se edhe regjistrimi në kompanitë e seksit nuk është tepër i mirë ekonomikisht, dhe në këtë mënyrë ajo mundohet të bëjë këtë veprim.

Por nuk është vetëm rasti i këtij çifti. Njerëz të tjerë paguajnë sepse gratë nuk u pëlqejnë më fizikisht, disa të tjerë sepse u pëlqen ideja të tradhtojnë, e disa paguajnë vetë gratë e tyre pasi ato nuk gjejnë kohë për të bërë seks.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail