Tipat më të papëlqyeshëm të meshkujve sipas femrave!

Kohët e fundit vajzat kanë analizuar sjelljet e djemve dhe kanë arritur në disa konkluzione mjaft të rëndësishme.

Disa djem janë me të vërtetë mjaft të bezdisshëm. Pa shumë detaje, 5 tipat e djemve me të cilët nuk e shtyje dot, janë:

Një xheloz patetik

Një masë xhelozie është gjithmonë diçka e bukur. Por kur partneri fillon të kërkojë të ndryshosh stilin e veshjes, mënyrën si vepron apo të kontrollojë takimet, ka diçka tjetër. Nëse ai urren të gjithë miqtë e tu meshkuj, kolegët apo nëse bëhet keq kur del me dikë tjetër veç tij, atëherë bëj kujdes. Jo vetëm që është një njeri i bezdisshëm, por xhelozia e tij mund të të shkatërrojë.

Ai që mendon se ish të dashurat kanë qenë “të çmendura”

Sa herë të qëllon të pyesësh për diçka, përgjigjja e tij është: “Ish e dashura ime…”. Ky është tipi i mashkullit me të cilin nuk mund ta shtysh për një kohë të gjatë edhe për shkak se ende vazhdon të mendojë dhe të të krahasojë me ish-et e veta, të cilat kanë qenë “të çmendura”.

Ai që nuk të pyet asnjëherë për veten

Ke qenë në ndonjë takim, në të cilin partneri flet gjatë gjithë kohës dhe nuk të lë hapësira? Aq sa nga fundi, bëhet mjaft i lodhshëm. Ai nuk di të të bëjë asnjëherë pyetje për veten, mjafton që flet gjithë kohën duke menduar se veshët e tu janë më të mirët për ta dëgjuar. Ku lloj tipi është ai që nuk e zgjeron mirësjelljen përtej vetes. Një njeri i tillë nuk është në gjendje ta menaxhojë kohën për ty dhe për vete. Kjo është e kuptueshme.

Bën shumë shaka me seks

Ai nuk e di akoma që shprehja “Kështu tha ai/ajo..." prej kohësh nuk është më në modë. Dikush që përpiqet të duket interesant duke bërë shumë shaka me seks, me siguri lë për të dëshiruar në opinionin tënd, edhe për shkak se nuk e vlerëson situatën nisur nga rrethanat, shkrua revista class. Ai ka gjithmonë shembuj dhe batuta që kanë lidhje me seksin, të cilat jo vetëm të vënë shpesh në siklet, por edhe e bëjnë bisedën të pakëndshme.

Ai që di gjithçka

Në gjithçka që thotë “e di”, në fakt nuk di asgjë. Por ka shumë dëshirë të jetë një ndër ata që do të tregojë më shumë se niveli yt. Zakonisht, tipa të tillë e ndiejnë shpesh veten inferiorë para partnereve të tyre, por nuk e pranojnë këtë, pasi nuk i lejon egoja mashkullore. “E di” është një thënie e vjetër, e cila në ditët e sotme krijon bashllëk te meshkujt që e mendojnë veten qendër të universit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail