Nuk jeni të lumtur? Bëni seks

Shoqëria shqiptare është e hapur? Përkundrazi. Ajo është me komplekse dhe e keqinformuar seksualisht.

“Dinamika familjare është ajo që ne na jep shumë informacion përsa i përket erotizmit, seksualitetit në përgjithësi. Nga ajo lloj dinamike familjare kemi të mbartur shumë keqformime dhe shtrembërime të informacionit dhe të mënyrës se si na janë përcjell ndjenjat në përgjithësi”, shprehet Denada Toçe, psikologe.

“Të gjithë kanë komplekse. Komplekse kanë pasur gjyshërit, stërgjyshërit tanë, ato trashëgohen nëpërmjet mënyrës se si i qasemi problemit të erotizmit”, thotë Edmons Tupja.Por, seksi nuk rezulton të jetë tabu në gjithë hartën e Shqipërisë.

“Varet nga zonat, për shembull në kryeqytet ka më shumë informacion. Kjo edukatë duhet të bëhët sidomos nëpër rrethe”, vijoi Tupja.Ekspertët pohojnë se mosinfomimi seksual mund të shkojë deri në mosnjohjen e trupit tonë.

“I druhemi ndjesive që kemi. Frikësohemi, kemi fobi ndaj seksualitetit tonë. Kemi fobi ndaj asaj që është e vërtetë”, thotë Toçe.“Dikush nuk e dinte c’ishte klitori për shembull”, tregon një rast Edmond Tupja.Alarmi i psikologëve është se 25 vjet pas hapjes së Shqipërisë, ende nuk ka asnjë studim kushtuar informimit seksual.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail