Përse seksi me ish-partnerin nuk është ide aq edhe e keqe?

E dimë që patjetër duhet të qëndrojmë sa më larg shtratit ish-partnerit me çdo kusht dhe e dimë që atje pas ndarjes nuk mund të ndodhë asgjë e mirë për shëndetin tonë mendor.

Këtë mençuri e demantojnë rezultatet e hulumtimit të ri të cilat tregojnë që ex-seksi në disa raste patjetër mund të çojë në katastrofë, se sa mund të ndihmojë që të përmbyllim atë kapitull.

Partnerët e divorcuar të cilët kanë rrëshqitur mbrapsht në krevatin bashkëshortor me ish-partnerët pikërisht me atë akt kanë zvogëluar stresin psikologjik të shkaktuar nga ndarja.

Nëse dëshironi relaksim apo çlodhje të shpejtë, mund të mbështeteni në ish-in tuaj, dhe as nuk do të ofendoheni apo fyeni pasiqë veçmë e njihni njëri- tjetrin, transmeton Telegrafi.

Studimi i universitetit u realizua mbi 137 çifte të rriturish të sapodivorcuar, të cilët u pyetën se sa herë e kanë takuar njëri-tjetrin pas ndarjes dhe se cila kishte qenë natyra e vizitës së tyre.Nga rezultatet e publikuara në “Journal of Social and Clinical Psychology”, 21,9% e pjesëmarrësve pranuan se kanë pasur marrëdhënie seksuale me ish-partnerin pas divorcit.

Pjesa tjetër ndahej midis atyre që kishin takime të rregullta apo gjithsesi të herë pas hershme dhe nga ata që nuk kishin kurrfarë kontakti.

Të parë në pyetje për gjendjen e tyre mendore, shpirtërore dhe emocionale, pjesëtarët e grupit që mbanin ende marrëdhënie seksuale, dëshmuan se kishin një mesatare më të lartë se dy grupet e tjera.

Sipas studiuesve, diçka e tillë vjen pasi intimiteti ndihmon për të zbutur pasojat e dhimbshme dhe të papëlqyeshme të një ndarje. /Telegrafi/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail