Përse dëshirojmë t’i shikojmë femrat e huaja?

Secili mashkull do ta kthejë shikimin nga ndonjë femër e mirë, madje edhe kur është bashkë me partneren e vet, do ta bëjë këtë fshehtas. Ja përse?

Secila femër së paku një herë në jetë e ka kapur partnerin e vet duke shikuar ndonjë femër tjetër. Shumica e tyre këtë do ta kuptojnë si ofendim apo së paku do të brengosen pak, transmeton Telegrafi.

Këto janë arsyet përse meshkujt i shikojnë femrat e tjera, ndërkaq asnjëri prej tyre nuk është se nuk e dashuron partneren e vet.

Çështja është te testosteroni

Meshkujt femrën do ta shikonin instinktivisht, ndërkaq vetëm më vonë do të mendojnë për atë se çka janë duke bërë. Testosteroni ndikon në trurin e tyre i cili percepton “gjahun” potencial, ndërkaq sytë e tij thjesht duhet patjetër të shikojnë.

Pas kësaj “vijnë” në vete dhe çdo gjë kthehet në gjendjen normale, por gabimin e kanë bërë – tanimë tjetrën e kanë shikuar.

Çështja është edhe te estetika

Femrat dëshirojnë të shikojnë gjëra të bukura, ndërkaq as meshkujt nuk janë fare ndryshe. Do ta masin me sy femrën e bukur, sepse dëshirojnë të kënaqen me pamjet e bukura, mirëpo kjo nuk do të thotë që për këtë shkak nuk e dashurojnë partneren e tyre.

Edhe femrat në po të njëjtën mënyrë kënaqen me pamjet e bukura, mirëpo tek ato më së shpeshti fjala është për këpucët.

E po këtu është faktori i xhelozisë

Mashkulli i cili ndihet mjaft tërheqës dhe ndonjëherë qëllimisht para partneres së vet do të shikojë femra të tjera vetëm për shkak të reaksionit.

Në atë mënyrë tërheq vëmendjen, ndërkaq më vonë kënaqet me xhelozinë e së dashurës së vet. /Telegrafi/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail