“Një herë tradhtar, gjithmonë tradhtar” !?

Fraza që thotë se personi i cili tradhton një herë do të tradhtojë gjithmonë, është frazë e njohur për një arsye.

Ideja prapa kësaj fraze qëndron se nëse dikush ka tradhtuar një herë, mundësitë janë që ai person do të tradhtojë prapë.

Kjo duket paksa e çuditshme – pas së gjithash, përse një person nuk do të ndryshonte pasi ta bënte një gabim të madh? – transmeton Telegrafi.

Sidoqoftë, hulumtuesit kanë zbuluar se përse një partner gënjeshtar mund të jetë më i prirë ta përsëris gabimin e vet.

Studimi, i publikuar në “Nature Neuroscience”, sugjeron se reduktimi që ndodh në ‘reagimin emocional’ çdo herë që gënjejmë mund të jetë arsyeja se përse njerëzit bëhen tradhtarë serikë.

Nëse e mendoni këtë mirë, padyshim se do të pajtoheni edhe ju me këtë; çdo herë që gënjen një person, aq më pak faj do të ndiejë herë pas here.

Kjo gjë mund t’ju ketë ndodhur edhe juve ndonjëherë kur keni gënjyer për diçka të caktuar, ndërsa e keni vërejtur se çdo herë që e përsërisni gënjeshtrën për ju është më e lehtë. /Telegrafi/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail