Kush janë më të mirë në tradhti, meshkujt apo femrat?

Çfarë mendoni, a tradhtojnë femrat më pak se meshkujt apo thjesht këtë gjë e bëjnë më mirë, andaj shumë rrallë ndodhë të zbulohen?

Të gjithë e dimë që edhe femrat tradhtojnë, mirëpo kur përmendet fjala “aferë“, rrallëkush mendon për femrën tradhtare, apo jo?

Dinë të ruajnë sekretin

“Femrat di të ruajnë sekretin” – tingëllon në mënyrë të pabesueshme, por është e vërtetë, transmeton Telegrafi

Mbase nuk dinë të ruajnë sekretin për kolegen e cila i ka treguar diçka në besim dhe pret që të mos u tregojë mikeve gjatë ndejave duke pirë kafe, mirëpo kur është fjala për jetën e tyre dashurore, aq më parë ajo e ndaluara, bile dinë mirë të heshtin.

Dinë të gënjejnë

Dihet që femra “humb vlerat” nëse ka pasur marrëdhënie seksuale me shumë meshkuj, andaj gënjeshtra dhe fshehja u është gjë e natyrshme. Gjithashtu, kur mashkulli i pyet se si ndihen, do t’i thonë “super!” – Madje edhe nëse ka qenë katastrofale.

Trajnimi i këtillë i aftëson që të gënjejnë edhe për seksin për të cilin askush nuk bën të dijë.

Kujdesen për detajet

Meshkujt thjesht janë qenie të pakujdesshme. Kështu do të kthehen në shtëpi me gjurmë buzëkuqi, do të harrojnë të zhdukin dëshmitë nga dhoma e gjumit apo do të mbajnë korrespondencë me dashnoren madje edhe para bashkëshortes.

Femra e cila tradhton do të gjejë vendin e përsosur në të cilin nuk do të ketë shanse që ta zbulojë ndokush, do të kujdeset për rrobat që të mos mbeten gjurmë, do të bëjë dush, në mënyrë që të mos ketë aromën e mashkullit tjetër.

Femrat janë qenie pedante andaj dhe më me sukses tradhtojnë. /Telegrafi/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail