Grekët me seks po e luftojnë krizën

Athinë, 1 nëntor 2017 (MIA) - Grekët si duket i janë "mësyrë" seksit, pasi që në një anketë lokale ceket se marrëdhëniet seksuale të burrave të moshës mes 18 dhe 34 vjeç janë shtuar për 35 për qind në katër muajt e fundit të vitit në krahasim me periudhën e njëjtë në vitin 2016, kumtoi faqja greke Njus-in.
Ai rezultat i papritur duket nga anketa e Institutit andrologjik në Athinë, i cili thekson se jeta seksuale e grekëve është bërë më intensive për shkak të krizës ekonomike dhe pasigurisë.
Supozohet se aktiviteti i shtuar seksual është rezultat i reagimit vetëmbrojtës me të cilin grekët dëshirojnë t'i tejkalojnë vështirësitë me të cilat përballen dhe të cilat nuk mund t'i kontrollojnë.
Anketa e bërë nën formë të intervistës telefonike me pjesëmarrje të 600 burrave të moshës mes 25 dhe 64 vjeç. Burrat e moshës prej 35 deri 54 vjeç kishin më shumë marrëdhënie seksuale për 30 për qind, ndërsa në mesin e burrave mbi 54 vjeç është shtuar rritje për 27 për qind, theksohet në rezultatet e Institutit andrologjik, transmeton MIA.
Në studim ceket më tej se një milion burra vuajnë nga problemi me ereksionin, që ka marrë përmasa të epidemisë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail