Komplimente ndaj grave të cilat meshkujt duhet t'i harrojnë

Shkup, 8 mars 2018 (MIA) - Ekzistojnë disa komplimente të cilat meshkujt zakonisht i shqiptojnë me shpejtësi, ndërsa femrat jo-rrallë madje pas disa orëve kuptojnë se në fakt kanë marrë diçka që më shumë i ngjajnë një ofendimi sesa një komplimenti. Më të këqija janë ato fjalët e ëmbla të cilat Ju lënë treqind pyetësorë mbi kokë dhe për shkak të së cilave ndjeheni edhe e mllefosur edhe e hutuar.
Ja ku i keni "komplimentet" më të shpeshta, të cilat Ju zotërinj, duhet t'i harroni.
1. "Përndryshe nuk më pëlqejnë biondet, por..."
...Por çka? Duhet që të jeni e nderuar sepse jeni përjashtim? Pse biondet janë zakonisht më të këqija?
2. "Je më e bukur se të gjithë shoqet e tua".
Pse do ta krahasonit me shoqet e saj? Ka shumë mënyra t'i tregoni se është e posaçme.
3. "Nuk je ashtu tipike e bukur, por je tejet e veçantë".
Ekzotike, e veçantë, e pazakonshme...Këto janë komplimente pasive-agresive të cilat duhet urgjentisht të çrrënjosen.
4. "Je kaq e bukur kur grimohesh".
Kjo është shenjë e qartë e mosrespektimit të bukurisë së saj natyrore.
5. "Si është e mundur të jesh aq e bukur dhe e mençur?"
Vallë njëra e përjashton tjetrën? - Pyetja është retorike, por duhet të kthehet si përgjigje ndaj paraprakes. Përgjigja është e qartë.
6. Tejet je "?" për një vajzë".
Këtu zakonisht ndodhet mbiemri si "e mençur", "gaztore"...Sikur të jetë e pazakonshme që vajzat të jenë gaztore?!
7. "Edhe e dashura ime e mëparshme ishte bionde, por ti je shumë më e bukur".
Edhe njëherë - mos e krahasoni me femrat e tjera! Posaçërisht jo me të dashurat tuaja të "mëparshme".



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail