Çfarë i ndodhë vagjinës kur ndaloni së bëri seks

Përfitimet e një jete të lumtur dhe të shëndetshme seksuale janë të jashtëzakonshme: përveç se është argëtues, seksi i rregullt e forcon sistemin e imunitetit, i zvogëlon nivelet e stresit, e zvogëlon shtypjen e gjakut dhe e zvogëlon rrezikun për të pësuar sulm në zemër.

Varësisht nga ajo se sa shumë ‘angazhoheni’ gjatë seksit, akti mund të konsiderohet edhe si ushtrim fizik, transmeton Telegrafi.

E në fund, kur përjetoni orgazëm, ju e lironi një hormon të quajtur oksitoksinë, i cili e mbush trupin me lumturi dhe jua sjell një buzëqeshje në fytyrë duke ju ndihmuar të lidheni më shumë me partnerin.

Por jo secila grua e ka mundësinë për të pasur një jetë të lumtur dhe aktive seksuale.

Qoftë nëse është fjala për arsye religjioze, për mungesë të partnerit apo për faktorë tjerë, shumica e femrave do të kalojnë një fazë të caktuar pa bërë seks gjatë jetës së tyre.

Por, çfarë i ndodhë vagjinës së një gruaje kur nuk bën seks?

Dhimbje…

Fillimisht, pasi nuk keni bërë seks për një kohë të gjatë dhe filloni të bëni prapë, ju mund të ndieni dhimbje dhe nuk është seksi aq komod sepse ju bën të ndjeheni sikurse jeni duke bërë seks për herë të parë.

Megjithatë, ilaçi për këtë mund të jetë lubrifikimi, të cilin mund ta arrini përmes paralojës dhe komunikimit.

Nëse ka kaluar kohë e gjatë prej se keni bërë seks, ekspertët rekomandojnë ta filloni ngadalë dhe të siguroheni se nuk keni dhimbje, ndërkaq në momentin që keni dhimbje, ndalohuni.

Ku është epshi im seksual?

Nëse ka kaluar një kohë të gjatë prej se keni ndaluar së përjetuar orgazma, është natyrale që trupin të heqë dorë duke i kërkuar ato.

Ndonëse mungesa e epshit seksual mund t’ju duket si shpëtim në rrethanat kur nuk dëshironi seks, ju gjithashtu mund t’i humbni të gjitha përfitimet shëndetësore që i sjell seksi.

Kështu, ekspertët rekomandojnë që të masturboni rregullisht sepse orgazmat janë të mira dhe ju bëjnë më të mirë në shtrat. /Telegrafi/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail