Shkenca ju jep lejen të bëni seks me ish- partnerin

Një teori thotë se nëse bëni seks me ish- partnerin pas ndarjes, ju menjëherë e zhbëni tërë punën e vështirë që e keni bërë për të vazhduar tutje dhe procesi i ndarjes automatikisht bëhet më i vështirë.

Por, hulumtimet e reja sugjerojnë se faktikisht ju mund të bëni seks me ish- partnerin, transmeton Telegrafi.

Sipas shkencës, jo vetëm se seksi me ish- partnerin nuk do të ketë ndikim negativ me aftësinë tuaj për të ecur tutje, por edhe do t’ju bëjë të ndiheni mirë në periudhë afatshkurtër.

Hulumtimi, i cili është publikuar në ‘Archives of Sexual Behaviour’, ka përfshirë dy studime: njëri nga analizuar 113 persona të cilët kanë provuar të bëjnë seks me ish- partnerin; dhe studimi i dytë i cili i ka anketuar 459 njerëz rreth asaj se si seksi me ish- partnerin ka ndikuar në statusin e tyre emocional.

Hulumtuesit kanë analizuar emocionet e përditshme, ndjenjat e dashurisë, mendimet për ndarjen dhe atë se si janë ndjerë në periudhë afatgjate për ndarjen.

Dhe, gjeni se çfarë zbuluan shkencëtarët? Seksi me ish- partnerin nuk kishte pasur asnjë efekt negativ në periudhë afatshkurtër apo afatgjate.

Në ditët ku pjesëmarrësit e studimit kishin bërë seks me ish- partnerin, ata kishin qenë në disponim më të mirë për dy ditë.

Përtej çdo teorie tjetër, hulumtuesit e këtij studimi thonë se nuk ka asgjë të gabuar nëse bëni seks me një ish- partner. Ata sugjerojnë se seksi me ish- partnerin jua rritë disponimin dhe nuk e vështirëson procesin e ndarjes. /Telegrafi



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail