Flirti, lojë për kënaqësi?!

Flirtimi është një sjellje ku përpiqemi të tërheqim vëmendjen e dikujt tjetër më shumë për lojë dhe për kënaqësi se sa për qëllime serioze.

Fleura Shkëmbi,

psikologe dhe hipnoterapiste

Flitet në çdo media, në çdo bisedë se sa bukur dhe se sa e rrezikshme është të flirtosh. Pyetja që shtrojmë të gjithë brenda vetes është: nëse është mirë apo jo të flirtojmë kur jemi në një marrëdhënie më dikë tjetër?

Shikimi është mënyra më e shpeshtë e flirtimit te qenia njerëzore, por edhe shikimin e bëjmë ndryshe kur flirtojmë në situata të ndryshme.

Përse flirtojmë?

• Të arrijmë të gjejmë partnerin ideal për marrëdhënie seksuale

• Të lëvizim më tej nëse jemi në fillesat e marrëdhënies

• Të eksplorojmë potencialin e një marrëdhënieje romantike

• Të inkurajojmë dikë të bëjë atë që ne dëshirojmë

• Të rrisim vetëvlerësimin

• Për kënaqësi

Në ditët e sotme kanë ndryshuar edhe format e flirtimit. Sot flirtohet edhe me një foto, edhe me një këngë të hedhur në Facebook, por ajo që unë vë re në përvojat me pacientët dhe me studentët, është një tendencë për ta bërë tjetrin të ‘vuajë’. Ti je në marrëdhënie me dikë dhe në të njëjtën kohë fillon të flirtosh edhe më shokun apo shoqen e tij/saj, gjë që çon në kontradikta shumë të mëdha dhe të thella.

Të gjithë e dimë që kjo mënyrë tërheq vëmendjen e një të riu, por edhe bën xheloz personin me të cilin je i/e lidhur. Për mos të kaluar te personalitetet flirtuese, të cilët e kanë pjesë të jetës dhe funksionimit të tyre.Persona të tillë janë shumë sharmantë, tërheqës, të këndshëm për këdo, por tej mase të lodhshëm për të qenë në marrëdhënie me ta. Kjo mënyrë nuk hyn te flirtimi i bukur, i bërë për kënaqësi. Kjo mënyrë kthehet në lojë që duhet të fitohet patjetër nga ai që e bën.

Mënyrat më të zakonshme të flirtimit

Gjuha e trupit: Gjestet, qëndrimi, prekja, lëvizja e duarve. Shikimi mbetet një nga mënyrat më efektive për të tërhequr dikë gjatë flirtimit. Shikimi është tërheqës, por jo kur ia ngulim sytë tjetrit, sepse kthehet në bezdi dhe mund të krijojë edhe keqkuptime.

Buzëqeshja: Kush ka buzëqeshje të bukur, e di vlerën dhe e përdor sa herë do të fitojë, marrë diçka. E përse jo, por kujdes nga buzëqeshjet e shtirura dhe false! Do t’ju largojnë menjëherë.

Veshja tregon pjesë të personalitetit: Me mënyrën se si u paraqitesh të tjerëve atë vlerësim do të marrësh prej tyre. Një veshje provokuese jo gjithmonë është e suksesshme, pasi një veshje e thjeshtë mund të jetë më seksi.

Toni i zërit: mënyra se si është timbri, ngrohtësia, thellësia e zërit, ritmi i të folurit, pauzat dhe heshtja. Rëndësinë e zërit e kam kuptuar vetëm pas përdorimit të teknikave të hipnozës. Një zëri të ëmbël dhe të sigurt asnjë mashkull nuk mund t’i rezistojë, por nga ana tjetër, çdo femër do të turbullohet nga një zë i thellë i një mashkulli, sepse kjo ka të bëjë edhe me potencën seksuale.

Përdorimi i fjalës nëpërmjet të shkruarit: Përdorni fjalë të bukura dhe jo fjali të gjata. Mos i përdorni shpesh të njëjtat fjalë të bukura pasi u humbet vlera. Sensi i humorit i bën njerëzit edhe më tërheqës, por për më tepër, ata vazhdojnë të të kujtojnë sa herë u vijnë ndër mend shakatë që keni shkëmbyer.

Kujdes: Nëse ju i përdorni të gjitha mënyrat tuaja dhe përsëri nuk keni sukses, tërhiquni, sepse ndoshta kjo do jetë mënyra më e mirë për të flirtuar, nëse nuk do dëshironit të merrni me vete ndonjë gjë të pakëndshme. /Telegrafi/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail